Foto Ilustruese

Kronikë

Moti sjell sërish surpriza, ja çfarë parashikojnë meteorologët pas shiut të rrëmbyeshëm

23 Korrik 2018, 20:56| Përditesimi: 23 Korrik 2018, 21:03

  • Share

Dita  e sotme pothuajse i gjithë vendi ynë ka qenë i pushtuar nga reshje të shumta shiu, ku nuk kanë munguar as rrufetë dhe shtrëngatat e forta.

Mirëpo dita e nesërme sipas IGJEUM-it parashikohet të jetë me reshje të pakta gjatë orëve të paradites por në pakësim gradual.

“Nesër (e martë, dt.24) pritet rënie e rrezikut për zjarre në të gjithë vendin. Reshjet do të vazhdojnë gjatë orëve të paradites, por në pakësim gradual. Përsa i përket temperaturave minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë: në bregdet: 20 / 28 °C në vendet e ulëta: 17 / 29 °C në vendet malore: 13 / 25 °C                                                                                                                                                Era do të vazhdojë të fryjë e lehtë deri mesatare në orët e mesditës (për momente të shkurtra deri e fortë),”- shkruhet në njoftimin zyrtar të Institutit të Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit.

/b.ha./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush, a mund të integrohet Shqipëria në BE brenda 2030-ës?