Për të shënjuar 20 vjetorin e karrierës, artisti dhe këngëtari i njohur Alban Skënderaj vjen me 6 qershor me një koncert në stadiumin “Air Albania”. I titulluar “Motiv i jetës time”, njëjtë si kënga e parë e që e ngjiti në skenë,
“Koncerti do të jetë patjetër shumë i bukur, shumë energjik. Do të jenë mbi 30 këngë që do këndohen”, tha artisti.
Pritshmëritë e artistit por edhe kapacitetet e stadiumit janë tejkaluar sa i përket kërkesës së lartë të qytetarëve për ta ndjekur nga afër.
“Do jenë pafund që do vinë nga jashtë Shqipërisë. Më bën patjetër krenar”, tha Skënderaj.
“Sfida më e madhe nuk ishte skenografia më shumë sesa të ulje në një stadium për 22 mijë persona, 24 mijë persona”, tha skenografi.
Krahas tij do te jetë edhe bashkëudhëtarja e jetës, artistja Miriam Cami.
“17 vite. Në 20 vite, 17 vite jam me Miriamin.Nuk ka një gjë që ajo nuk ka kountribuar. Është organike që Miriami të jetë”, tregoi Skënderaj.
Koncerti nën emrin “Motiv” sjell përgjatë 120 minutave muzikën e këngëtarit Alban Skënderaj, nga hitet e tij më të fundit tek këngët e fillimit të karrierës së tij artistike.
“Nuk e prisnim që buletat të shiteshin 1 muaj përpara”, tregoi menaxheri i Albanit.
Për afro 2 orë spektatorët do të kenë mundësinë të shijojnë Live magjinë e këtij koncerti të kuruar në detaje.
“I gjithë stadiumi do jetë me ulëse. Do ketë 2 performaca para Albanit dhe Albani do ngjitet në skenë në orën 21:00”, tregoi një tjetër pjesëtare e stafit.
Nga ana e produksionit janë menduar zona të dedikuara për personat me aftësi të veçanta si dhe lehtësitë e nevojshme që garantojnë një argëtim
Nuk na lexohen codet e biletave, nuk mundi te hyme ne koncert. Eshte e pa Manduria te visto nga Italia kastile.
Përgjigju