Alex Marquez

Moto GP/ Ducati dominon në Argjentinë, Marquez në 'pole-position' edhe pas flakëve

1 Prill 2023, 22:03| Përditesimi: 1 Prill 2023, 22:04

  • Share

Çmimi i Madh i Argjentinës në Moto GP ka zhvilluar sot provat zyrtare. Në pistën e "Termas de Rio Hondo", Ducati ka dominuar provat teksa kryeson tre vendet e para të nisjes, me spanjollin Alex Marquez që është në "pole-position". Me kohën 1:43.881, Marquez lë pas Mezzecchi dhe Bagnaia. Paçka se gjatë garës piloti spanjoll u përball me një rrëzim dhe flakë në motorin e tij, ai ia doli të jetë më i shpejt në pistë.

Me motin kapriçoz në Argjentinë dhe me pistën që ishte disi e lagur, pilotët guxuan të qëndronin edhe me goma të thata. Gara që zhvillohet nesër në 19:00 (me orën shqiptare) premton spektakël, me Bagnaia që nuk do dorëzohet me këtë pozicion.

Kujtojmë se në garën e parë të sezonit, atë të Portugalisë, vendi i parë shkoi për italianin e Ducatit, Bagnaia. Në vendin e dytë Vinales me Aprila, teksa Bezzecchi me Ducati zuri vendin e tretë.

"Jam shumë i lumtur. Sektori i parë ishte shumë i vështirë me gomat e lagështa dhe bëra një gabim në kthesën e fundit. Nuk ishte e lehtë sepse sektori dy, kur ke këto kushte dhe një motor jo në gjendje optimale nuk është e lehtë. Ne i ndryshuam gomat në të lagështa dhe funksionoi", tha Marquez, i cili siguroi "pole".

Nisja e pilotëve sipas rezultateve:

S.Dh/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?