Piloti spanjoll, Marc Marquez

Sport

Moto GP / Marquez trimfon edhe në Francë, konsolidon kreun

20 Maj 2018, 14:59| Përditesimi: 20 Maj 2018, 15:02

  • Share

Dy suksese radhazi për pilotin spanjoll Marc Marquez, që motorin e tij Honda fitoi edhe sot garën e Çmimit të Madh të Francës në Moto GP, zhvilluar në pistën e La Mansh.

Ky është suksesi i tretë radhazi për pilotin spanjoll, që konsolidon pozitat në krye të renditjes. Një triumf i merituar i Marquez, që konfirmon momentin e mirë që po kalon në kampionat, duke përfituar edhe nga gabimet e rivalëve të tij.

Andrea Dovizioso dhe Johann Zarco, që ishin favoritë për ta fituar këtë garë, u rrëzuan në gjysmën e parë të saj, duke ia bërë edhe më të lehtë fitoren spanjollit.

Në podium bashkë me Marquez u ngjitën edhe italianët Danilo Petrucci (Ducati Pramac) e Valentino Rossi (Yamaha), por që për asnjë moment nuk arritën të duelojnë e rivalizojnë me kampionin e botës në fuqi.

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Nis fushata zgjedhore për 11 majin, si e parashikoni?