Fituesit e garës së sotme në Moto GP italiane

Moto GP/Lorenzo i pari në Mugello, i treti Valentino Rossi

3 Qershor 2018, 16:01| Përditesimi: 3 Qershor 2018, 16:10

  • Share

Jorge Lorenzo me Ducati fitoi sot garën e Çmimit të Madh të Italisë në Moto GP, suksesi i parë në karrierë për ish-kampionin e botës me motorin italian. 

Një sukses që mungonte prej gati dy vitesh për pilotin spanjoll, që theu një tabu, duke korur një fitore të madhe në pistën e Mugello. Në vendin e dytë u rendit shoku i tij i skuadrës Andrea Dolvizioso, ndërsa në të tretin Valentino Rossi me Yamaha. 

Rossi e nisi garën nga “pole”, por pjesa e parë e garës ishte jo e mirë, duke humbur terren, por në fund u kënaq me një vend në podium. Ai që zhgënjeu sot është kampioni i botës Marc Marquez me Honda, që pas një gabimi dhe doli jashtë piste, u klasifikua në vendin e 16-të, duke mos marrë asnjë pikë, por ruan kruen e renditjes. 

Akoma më keq u paraqit shoku i tij i skuadrës, Dani Pedrosa, që nuk e mbylli garën. Ky është suksesi i 45-të në karrierë për Lorenzo, që e mori kryesimin e garës që në start dhe e ruajti atë deri në fund. 

Marquez ka 95 pikë, ndësa Rossi 72. Ajo që bie në sy në garën e sotme është se 3 pilotë italianë u renditën në katër vendet e para, me Iannone që u klasifikua në vendin e 4-t. Gara e radhës, pas dy javësh, në Spanjë.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?