Francesco Bagnaia

MotoGP/ Bagnaia fiton në shtëpi, italiani 'arratiset' në garën për titullin kampion

12 Qershor 2023, 10:11| Përditesimi: 12 Qershor 2023, 10:12

  • Share

Francesco Bagnaia është fituesi i Çmimit të Madh të Italisë në MotoGP. Në pistën e Mugellos, piloti i Ducatit nuk njohu rivalë dhe siguroi vendin e parë në podium duke marrë 37 pikë dhe duke u shkëputur në krye të renditjes. Pas tij u renditën Martin dhe Zarco.

Edhe pse humbi vendin e parë në fillim të garës, Bagnaia siguroi sërish kreun pas disa kthesave, duke sfumuar një nisje të mirë të Martin.

Enea Bastianini, i rikthyer pas dëmtimit dhe ende jo në 100% të formës, përfundoi në vendin e nëntë, përpara Yamahas të Franco Morbidelli dhe Fabio Quartararo. Në tokë Marc dhe Alex Marquez,që s'e përfunduan garën. Fundjavë perfekte për Pecco-n, pas pole position dhe fitores në Sprint.

Gara e Mugello-s

  1. Bagnaia (Ducati)
  2. Martin (Ducati)
  3. Zarco (Ducati)
  4. Marini (Ducati)
  5. Binder (KTM)
  6. A. Espargaro (Aprilia)
  7. Miller (KTM)
  8. Bezzeçhi (Ducati)
  9. Bastianini (Ducati)
  10. Morbidelli (Yamaha) 
  11. Quartararo (Yamaha)
  12. Vinales (Aprilia)
  13. Nakagami (Honda)
  14. Di Giannantonio (Ducati)
  15. A. Fernandez (KTM)
  16. Pirro (Ducati)
  17. R. Fernandez (Aprilia)
  18. Savadori (Aprilia)
  19. Folger (KTM)

OUT
A. Marquez (Ducati)
Oliveira (Aprilia)
M. Marquez (Honda)

Renditja për pilotë në MotoGP:

S.Dh/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?