Çmimi i Madh i MotoGP në Spanjë pa pilotin e Ducatit, Francisco Bagnaia të merrte vendin e parë në një garë më shumë se të luftuar, me tension dhe flamur të kuq. Gara në pistën e Jerez u vendos nën regjimin e flamurit të kuq në xhiron e hapjes për një incident që përfshiu Fabio Quartararon dhe Miguel Oliveiran.
Bagnaia kaloi pjesën më të madhe të GP-së spanjolle prej 24 xhirosh duke luftuar me dyshen e KTM për një kohë të gjatë, Brad Binder dhe Jack Miller, teksa kaloi në krye vetëm në xhiron e 21-të.
Piloti i Ducati mbajti larg një Binder të furishëm për të shënuar fitoren e dytë këtë sezon për për të rimarrë kryesimin në renditje pasi lideri i dikurshëm i kampionatit Marco Bezzecchi u rrëzua. Binder dhe Miller përfunduan në podium për të mbyllur një fundjavë të mirë për KTM, ndërsa Quartararo u rendit i 10-ti pas një pasdite plot ngjarje jo të mirë për pilotin e Yamaha.
Pas katër garave të këtij sezoni, Bagnaia me 87 pikë dhe Bezzecchi me 65 mbajnë Ducatin në vendin e parë, teksa Binder dhe Miller të KTM ndjekin më pas në vendet tre dhe katër.