MotoGP zhvilloi këtë të shtunë provat zyrtare për Çmimin e Madhe të Portugalisë. “Pole positioni” i parë i sezonit i përket Marc Marquez. Në Portimao, fenomeni i Honda-s la pas të gjithë në tentativën e fundit, duke e ndalur orën në kohën rekord 1’37″226.
Me të në rreshtin e parë janë Francesco Bagnaia me Ducati, i dyti me 64 të mijëtat më pak dhe Jorge Martin që plotëson treshen e parë. Rreshti i dytë për pilotin vendas Miguel Oliveira, i cili u rendit përpara Jack Miller me KTM dhe Enea Bastianinit me Ducati.
Vendi i shtatë për Vinales që la pas dy italianët Bezzecchi dhe Marini. Top 10 ndërkohë u plotësua nga piloti francez Johann Zarco.
Në këtë garë ra në sy edhe dalja nga pista e spanjollit të GasGas, Pol Espargaro. Piloti pësoi lëndime të rënda dhe u detyrua të dërgohej në spital, ku po merr mjekimin e specializuar. Kujtojmë se gara zhvillohet nesër me fillim nga 15:00.
#MotoGP qualifying back with a bang! ????
— MotoGP™???? (@MotoGP) March 25, 2023
We're all set for the first-ever #TissotSprint! ????#PortugueseGP ???????? pic.twitter.com/z82fJ1mjss