Marc Marquez i Ducatit kalon vijën e finishit për të fituar MotoGP në Tajlandë

Sport

MotoGP/ Marc Marquez mposht me vështirësi të vëllanë, fiton garën hapëse në Tajlandë

2 Mars, 11:24| Përditesimi: 2 Mars, 11:26

  • Share

BURIRAM, Tajlandë - MotoGP nisi sezonin e rregullt në cirkuitin e Buriram dhe ishte gjashtë herë kampioni i botës, Marc Marquez, që fitoi vendin e parë me Ducatin, duke lënë pas të vëllanë, Alex Marquez.

Një fundjavë magjike kjo në MotoGP, aty ku për herë të parë në podium janë ngjitur dy vëllezër. Fituesi në sprint dhe pole position gjatë fundjavës, Marc Marquez nuk e pati të lehtë kundër të vëllait, me Alex që e mori kryesimin e garës shtatë xhiro pas nisjes dhe mundi ta mbajë deri tre xhiro nga fundi.

Pas 26 xhirove ishte vëllai i madh, Marc që për herë të parë që nga viti 2014 fitoi xhiron hapëse të sezonit të ri. Dy herë kampioni i MotoGP, Francesco Bagnaia, shoku i ri i skuadrës së Marc, doli i treti për të kompletuar një podium me Ducati.

Tanimë Marc ka siguruar 37 pikë të plota duke e nisur sezonin e ri me këmbën e mbarë, teksa kujtojmë se MotoGP ka në program 22 gara këtë sezon.

 

S.Dh/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Altin: 02/03/2025 21:43

    M.M e parakalonte vellain A.M me sy mbyllur kur te donte.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A nxorën primaret e PD-së kandidatët më të mirë për 11 majin?