Marc Marquez

MotoGP/ Marc Marquez 'mposht' shiun dhe fiton garën e San Marinos! Lë pas Bagnaian

8 Shtator, 20:58| Përditesimi: 8 Shtator, 20:59

  • Share

Marc Marquez fiton edhe në Misano, etapa  e trembëdhjetë e sezonit në MotoGP. Në Çmimin e Madh të San Marinos, i kushtëzuar nga një situatë e luhatshme e motit, spanjolli arriti suksesin e dytë radhazi në kampionat.

Një super Marc Marquez, i cili nisi garën nga vendi i 9-të, arrin që të fitojë Çmimin e Madh të San Marinos përpara Peço Bagnaia dhe Enea Bastianini. Kaos në pistë me shi të dendur që zgjati disa minuta në fillim të garës, ku disa pilotë hynë në “bokse” për të ndërruar motorin, e më pas u detyruan të ktheheshin dhe të merrnin përsëri atë të thatë.

Mes tyre ishte Martin, i cili përfundoi i 15-ti, duke humbur 19 pikë ndaj Bagnaias në renditjen e përgjithshme.

Renditja në garën e San Marinos:

S.Dh/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?