Marc Marquez me Ducatin e tij

Sport

MotoGP/ Marc Marquez në historinë e Ducatit, fiton garën e Çekisë! Bezzecchi në podium, jashtë Bagnaia

20 Korrik, 16:56| Përditesimi: 20 Korrik, 16:58

  • Share

BRNO - Marc Marquez i Ducati Lenovo Team fitoi Çmimin e Madh të Republikës Çeke në MotoGP këtë të diel, duke u bërë piloti i parë i Ducati që fiton pesë gara radhazi. Spanjollit iu desh të punonte shumë për ta arritur këtë në gjysmën e parë të garës.

Marco Bezzecchi (Aprilia Racing) bëri një garë të mirë për vendin e dytë, 1.7 sekonda pas fituesit, ndërsa Pedro Acosta (Red Bull KTM Factory Racing) ia doli mbanë të mposhtte Francesco Bagnaia (Ducati Lenovo Team) në një sulm të vonë për të siguruar ngjitjen e tij të parë në podium këtë sezon.

Këtë sezon në MotoGP janë zhvilluar 12 gara dhe Marc Marquez kryeson me 120 pikë para vëllait të tij Alex, duke shkuar i qetë në pushimet verore. Gjashtë herë kampioni i MotoGP-së ecën drejt titullit të tij të radhës.

MotoGP merr kështu pushimet dhe pas disa javësh rikthehet në pistën e Austrisë, për të vijuar më pas në Valencia.

Renditja në MotoGP

S.Dh/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si po menaxhohet situata me zjarret?