Assen, Holandë - Marc Marquez konfirmon formën e tij të jashtëzakonshme, duke fituar Çmimin e Madh të Holandës në pistën legjendare të Assen, raundi i dhjetë i sezonit të MotoGP.
Piloti spanjoll i Ducatit, pas triumfit në Sprint të shtunën, dominon edhe garën kryesore me 26 xhiro të dielën, duke regjistruar fitoren e tij të tretë radhazi, diçka që nuk kishte ndodhur për të që nga sezoni 2019.
Pavarësisht një nisjeje të shkëlqyer të Francesco Bagnaia, i cili kaloi menjëherë Fabio Quartararon për të marrë kryesimin në xhirot e para, Marquez gjeti ritmin pas pesë xhirove dhe nuk u ndal më, duke “fluturuar” drejt suksesit.
Në përpjekje për ta ndalur ishte Marco Bezzecchi me Aprilian, i cili zuri vendin e dytë në podium. Kampioni në fuqi Francesco Bagnaia ruajti vendin e tretë duke përballuar presionin e fortë të Pedro Acostas me KTM.
Kjo ishte fitorja e 68-të në MotoGP për Marquez, i cili tashmë barazohet me legjendën Giacomo Agostini në renditjen historike të garave me motora. Një tjetër dëshmi se Marquez është rikthyer fuqishëm në garën për titullin botëror.
Komente
