MotoGP

MotoGP/ Martin përkul Bagnaia-n dhe fiton sprintin në Gjermani

17 Qershor 2023, 23:02| Përditesimi: 17 Qershor 2023, 23:04

  • Share

Gara më e fortë e shpejtësisë në botë për motora, MotoGP është në Çmimin e Madh të Gjermanisë. Në pistën e Sachsenring, vendin e parë në provat e lira e ka marrë Jorge Martin i Ducati, duke lënë pas Francesco Bagnaian që po dominon sezonin. Kështu nesër në 14:00 nga poleposition do niset spanjolli Martin.

Në Gjermani, në një pistë që më në fund ishte plotësisht e tharë, spanjolli i skuadrës Pramac mori shpejt kryesimin e grupit dhe ia doli të ishte i pari. Bagnaia nuk ishte në gjendje të vazhdonte me ritmin e tij, duke përfunduar i dyti përpara Jack Miller, protagonist i fillimit të shkëlqyer me KTM.

Beteja e madhe për vendin e katërt, me Luca Marinin që doli përpara Johann Zarco dhe Brad Binder. I shtati Marco Bezzechi. Aprilias e mbyllën keq, me Marc Marquez dhe Quartararo në vendet 11 dhe 13.

Në renditjen e përgjithshme pas gjashtë garave të para kryeson Bagnaia (Ducati) me 131 pikë, ndjekur nga Bezzechi me 110 dhe Martin me 107 pikë.

Renditja e poleposition

S.Dh/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?