Phil Read

Sport

MotoGP sot është më 'e varfër'/ Ndërron jetë ‘Princi i shpejtësisë’ (FOTO)

8 Tetor 2022, 09:57| Përditesimi: 8 Tetor 2022, 10:01

  • Share

Bota e garave me motor dhe MotoGP sot është më “e varfër”. Legjenda Phil Read ka ndërruar jetë.

Një nga pilotët më të mëdhenj që ka zbukuruar garën e Çmimit të Madh të motoçikletës ka humbur jetën në moshën 83-vjeçare. Phil Read ndërroi jetë në shtëpinë e tij në Canterbury, Angli duke lënë pas një trashëgimi të pabesueshme. Britaniku nuk ishte vetëm një pilot shumë i shpejtë, por edhe një ikonë garash që e ngriti MotoGP në një nivel tjetër si me sjelljen e tij ashtu edhe me teknikat e drejtimit.

Phil Read lindi në janar 1939 në Luton dhe në vitet e tij të hershme tregoi dashurinë e tij për inxhinierinë dhe motoçikletat. Gara e tij e parë ishte në vitin 1955, në moshën 16 vjeçare, në një Velocette KSS dhe më vonë ai vazhdoi me BSA në garat lokale. Fitorja e tij e parë erdhi në vitin 1960 kur fitoi Manx GP me një motoçikletë Norton.

Phil Read

Phil Read

B.K./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Operacioni Ura, si e vlerësoni punën e SPAK ndaj grupeve kriminale?