Francesco Bagnaia rikthehet në vendin e parë të MotoGP pas fitores në Çmimin e Madh të Indonezisë këtë të diel. Në cirkuitin e Mandalikës vendosi gabimi i Horge Martin, i cili po dominonte garën deri në momentin që doli nga pista.
Spanjolli i Prima Pramac i dha mjaft kurajë italianit të Ducati-t, i cili zhvilloi një pjesë të dytë të garës thuajse perfekte.
Kampioni i Ducati-t pasi rikuperoi disa vende arriti të kalonte edhe Vignales, i cili arriti të përfundonte garën i dyti pasi u mbrojt mjaft mirë ndaj sulmit të Fabio Quartararos.
Sa i përket renditjes në kampionat, Bagnaia rikthehet në vendin e parë me 18 pikë më shumë se Martin.