Gazment Gropa
Një ditë pas aksidentit në qytetin e Fierit, drejtuesi i motorit Gazment Gropa ka ndërruar jetë. Fillimisht, 38-vjeçari u dërgua me urgjencë në spital në gjendje të rëndë, por pas disa orësh nuk arriti t’i mbijetonte plagëve të marra dhe ndërroi jetë.
Aksidenti u regjistrua një ditë më parë, 19 gusht, në aksin rrugor Fier-Patos. Si pasojë e aksidentit, u lënduan gjithashtu drejtuesi i automjetit, Albert Agaj dhe pasagjerja në mjet. Policia e Fierit njoftoi se drejtuesi i mjetit, Agaj është vënë në pranga për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor.
“Në vijim të informacionit të dhënë për aksidentin e ndodhur dje, në aksin rrugor "Fier-Patos", bëjmë me dije se specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, shtetasin A. A., 67 vjeç”, njoftoi Policia.
Ky aks rrugor gjatë muajve të verës është me trafik mjaft të rënduar, ndërsa nuk kanë munguar edhe aksidentet e shumta.
Lajmi kryesor:
Gushti 'nxeh' rrugët! 7 jetë të humbura nga aksidentet, 3 vetëm në Fier
SI.E./ReportTv.al