Viktima

Kronikë

U përplas një ditë më parë në aksin Fier-Patos, ndërron jetë drejtuesi i motorit

20 Gusht, 10:04| Përditesimi: 20 Gusht, 10:14

  • Share

FIER- Një ditë pas aksidentit në qytetin e Fierit, drejtuesi i motorit Gazment Gropa ka ndërruar jetë. Fillimisht, 30-vjeçari u dërgua me urgjencë në spital në gjendje të rëndë, por pas disa orësh nuk arriti t’i mbijetonte plagëve të marra dhe ndërroi jetë.

Aksidenti u regjistrua një ditë më parë, 19 gusht, në aksin rrugor Fier-Patos. Si pasojë e aksidentit, u lënduan gjithashtu drejtuesi i automjetit, A. A., dhe pasagjerja në mjet, E. A., të cilët ndodhen nën kujdesin e mjekëve.

Ky aks rrugor gjatë muajve të verës është me trafik mjaft të rënduar, ndërsa nuk kanë munguar edhe aksidentet e shumta.

SI.E./I.M/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A besoni se takimet e Trump me Putin e Zelenskyn do sjellin paqen në Ukrainë?