Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur sot në aksin rrugor Lezhë-Milot.
Burime pr Report Tv bëjnë me dije se një motor ka përplasur një grua 75-vjeçare pranë kryqëzimit Ishull Lezhë.
Raportohet se e moshuara ka ndërruar jetë në spital si pasojë e plagëve të marra. Ndërkohë është arrestuar drejtuesi i mjetit Izedin Llukaçej.
“Paraditen e sotme, në aksin rrugor “Lezhë-Milot”, shtetasi I. Ll., 40 vjeç, banues në Shkodër, duke drejtuar motoçikletën, ka përplasur shtetasen Gj. Z., 75 vjeçe, banuese në Lezhë, këmbësore.
Shtetasja Gj. Z. u transportua në spital, por pavarësisht ndihmës mjekësore, ka humbur jetën.
Në përfundim të veprimeve të kryera nga grupi hetimor, drejtuesi i motoçikletës, shtetasi I. Ll., u arrestua në flagrancë për veprën penale "Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor", me pasojë vdekjen", informoi sot policia.
Materialet procedurale do t’i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, për veprime të mëtejshme.