Kronikë

Motori përplaset me makinë në Fushë-Krujë, dy persona në gjendje të rëndë, njëri 13-vjeç (VIDEO)

30 Qershor 2019, 22:57| Përditesimi: 1 Korrik 2019, 12:43

  • Share

Dy persona janë në gjendje të rëndë shëndetësore si pasojë e një aksidenti të ndodhur mbrëmjen e sotme në Dërven të Fushë-Krujës. Nga aksidenti kanë mbetur të plagosur rëndë dy persona të cilët janë transportuar në gjendje të rëndë tek spitali i Traumës. Njëri prej të plagosurve është vetëm, 13 vjeç L.Kalaja.

Në aksident janë përfshirë një motor dhe një makinë tip 'Fiat' me targat AA 062 DB. Shkak i këtij aksidenti është bërë një parakalim i gabuar i automjetit tip 'Fiat'.

Polica ka shkuar në vendin e ngjarjes ndërsa po heton për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Kujtojmë se jo më larg se ditën e djeshme një 18-vjeçar humbi jetën si pasojë e një aksidenti që u regjistrua në aksin Thumanë- Fushë Krujë, ndërsa katër të tjerë kanë mbetur të plagosur. Ndërsa më datë 26 qershor një 26 vjeçare ka ndërruar jetë pasi u godit nga pas nga një 'trajler'. Aksidenti ndodhi në autostradën Fushë- Krujë- Milot, në afërsi të kryqëzimit të Patokut.

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Fushata për 11 majin, a i besoni premtimet e partive politike?