Helikopteri shqiptar që bëri ulje të detyruar në Itali

Pëson defekt në ajër, helikopteri FA-së ulje të detyrueshme në Itali! Piloti shqiptar shmang tragjedinë, shpëton ekuipazhi

30 Korrik 2020, 22:32| Përditesimi: 30 Korrik 2020, 22:40

  • Share

Rreth orës 11:00 të 30 korrikut karabinierët e Companisë Bibbiena shkuan me urgjencë në zonën Cerromondo – Poppit. Një qytetar kishte njoftuar autoritetet se ishte ulur një helikopter nga një shtet i huaj. Karabinierët konstatuan se ai ishte ekuipazhi i një helikopteri të Forcave të Armatosura, ku në bord ishin dy ushtarake dhe dy nënushtarakë shqiptar.

Ushtarakët italianë mësuan se helikopteri ishte nisur nga Franca aty ku po riparohej dhe më pas ishte ndalur transit në Itali për të shkuar në Shqipëri. Por gjatë rrugës një prej pjesëve të motorit u nxeh dhe lindi nevoja për një ulje emergjence çka bëri që dhe ulja në tokë të bëhej e sforcuar.

Ka qenë vetëm aftësia e pilotit shqiptar në bord që ka shmangur tragjedinë. Askush nuk u plagos nga ekuipazhi dhe asnjë banor i zonës apo strukturë nuk u dëmtua. 

Karabinierët pasi u siguruan se asnjë nuk ishte dëmtuar e shoqëruan ekuipazhin në kazermën e tyre. Ndërkohë mësohet se ushtarakët shqiptarë kryen një tampon në Francë ku rezultuan negativ ndaj testit të covid. Ndërkohë që do të kryejnë një tampon edhe në Itali.

Ndërkohë që edhe helikopteri po kontrollohet për të parë dhe riparuar dëmin që ka pësuar.

Gjatë këtyre orëve po komunikohet me autoritetet e dy vendeve për të rikuperuar helikopterin e ushtrisë shqiptare ndërkohë që karabinierët po e ruajnë helikopterin në mënyrë që askush të mos e dëmtojë gjatë qëndrimit në Itali.

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Bes: 30/07/2020 23:48

    Ka haru ti hedhi uje ka ndru radiator problem i zgjidhshem 10litra uje maro pune shtrengoj tapen mire mos e lesh hap.

    Përgjigju
  • Lui: 30/07/2020 22:57

    Epo prodhim francez per Shqiperine nuk do ishte ndryshe. Nuk kane mbushur 10 vjet helikopteret qe jane blere.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?