Sociale

'Motor Fest 4', Shijaku mikpret mbi 2 mijë motora nga 46 vende të ndryshme

7 Qershor, 17:38| Përditesimi: 7 Qershor, 21:33

  • Share

U organizua eventi “Motor Fest 4”, që e ktheu Shijakun në kryeqendrën e motoristëve për një ditë me një atmosferë tejet elektrizuese në qytet.

Mbi 2000 motorë nga 46 grupe ndërkombëtare shoqatash motorësh kishin mbërritur në Shijak nga: Shqipëria, Kosova, Mali i Zi, Maqedonia, Italia, Greqia, Zvicra, Franca, Gjermania, Hollanda, Suedia, SHBA, Danimarka dhe Norvegjia.

Parada e motoristëve nisi pasditen e së shtunës, me pjesëmarrjen e 46 grupeve ndërkombëtare, nga sheshi i Shijakut deri në qytetin e Durrësit, për t’u rikthyer më pas sërish në sheshin e Shijakut për zhvillimin e eventit.

Pas paradës së motorëve, eventi vazhdoi me një koncert rock n’ roll dhe me një koncert live me të ftuar special si Andi Shkoza, Valbona Halili, sakaq trupa e Asamblit Rinor Shijak performuan në qendër të qytetit. 

Ky ishte viti i katërt radhazi që organizohej “Motor Fest”, ku për dy vitet e fundit mikpritëse kishte qenë Bashkia e Shijakut, pas dy edicioneve të para të mbajtura në Durrës.
Muaji qershor tashmë është shndërruar në një muaj simbolik për zhvillimin e “Motor Fest”-it çdo vit, me synimin për të nxitur zhvillimin kulturor-artistik në Shijak dhe për të tërhequr turizmin.

Agjenda e sotme:
Ora 12:00 - Grumbullimi dhe parkimi i motorëve në sheshin qendror të Shijakut.
Ora 16:00 - Nisja e paradës me pjesëmarrjen e 46 grupeve ndërkombëtare të motoristëve. Itinerari: nga sheshi i Shijakut deri në qytetin e Durrësit.
Ora 17:30 - Rikthimi i motoristëve në sheshin e Shijakut.
Ora 18:00 - Hapja zyrtare e eventit. Performancë nga Ansambli Popullor Rinor i Shijakut, nën drejtimin e koreografes Gabriela Rama.
Ora 18:20 - Fjalë përshëndetëse nga Kryetari i Bashkisë Shijak, z. Elton Arbana dhe Presidenti i shoqatësAlbania Bikers, z. Artan Lala.
Ora 18:30 – Performancë nga këngëtari dhe kompozitori i mirënjohur Adhurim Demiri, ish-anëtar i grupit "Djemtë e Liqenit".
Ora 18:40 - Performancë muzikore nga këngëtari i njohur i muzikës së lehtë dhe qytetare, Andi Shkoza.
Ora 19:00 - Shfaqje tradicionale me muzikë popullore nga një grup me instrumentin tipik shqiptar, Tupani.
Ora 19:20 – Përformancë nga këngëtarja e njohur shqiptare, e muzikës popullore të Shqipërisë së Mesme Valbona Halili.
Ora 19:45- 20:30 – Hedhja e shortit për llotarinë e madhe të biletave – Çmime të sponsorizuara ngamotoabbigliamento.it. Përzgjedhja dhe shpërblimi i 3 motorëve më të veçantë, me çmime speciale nga Luca’s Garage Verona.
Ora 20:30- Valle tradicionale nga ansambli popullor
Ora 21:00 - Momenti kulmor i mbrëmjes: Transmetimi i ndeshjes Shqipëri – Serbi në ekran gjigand (LED Ëall).

S.B/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria barazoi me Serbinë, sa shanse ka për të shkuar në Botëror?