E motra e Saimir Sulës flet ekskluzivisht për Report Tv: Vdiq pa kaluar 24 orë, nuk ishte me COVID! Si e kuptuam që mungonte zemra

3 Shkurt 2021, 12:25| Përditesimi: 3 Shkurt 2021, 18:09

  • Share

Motra e 33-vjeçarit shqiptar, Saimir Sula, që në mënyrë tronditëse është konstatuar se ka ardhur nga Barcelona e Spanjës në Tiranë i vdekur pa zemrën e tij, në një intervistë ekskluzive për gazetarin e Report Tv, Arsen Rusta, ka treguar historinë tronditëse të vëllait të saj.

"Ne jetonim në Barcelonë, vëllai një pasdite kishte temperaturë vetëm 38 gradë.  Hyri në spital vetëm për testin COVID e doli negativ! Dhe nuk kaluan 24 orë, hyri në 11 të darkës dhe në orën 2 unë u paraqita. Më telefonoi dhe më tha hajde më merr se këtu po më vrasin. Unë dola negativ por po më vrasin.  Unë u paraqita dhe më thanë se për pak sekonda u pushoi zemra. Vëllai nuk kishte probleme me zemrën.  Në ata moment unë fillova të dyshoj dhye kërkova kartelën klinike.  Absolutisht nuk e dija që mungonte zemra.  Nuk është e shkruar në asnjë vend që mungon zemra.  U bë një autopsi nga shteti spanjoll. Kur sollën trupin në Shqipëri ne morëm informacione se si të bëjmë një autopsi tjetër në Shqipëri. Bëmë një kërkesë për të bërë autopsinë. Në dyshonim se kishte ndërruar jetë për arsye neglizhencë.  Ne sinqerisht dyshojmë pasi vdiq pa mbushur 24 orë.  Nga autopsia në Shqipëria u konstatua se ishte mungesë organesh dhe nuk gjenin dot arsyen e zemrës Autoritetet këtu na kanë dhënë një kopje dhe ende nuk e kam çuar në Barcelonë", tha Majlinda Sula.

33-vjeçari Saimir Sula jetonte në Spanjë me motrën e tij. Në maj Sula 2020 ai shkoi për test COVID-i dhe rezultoi negativ Pasditen e 8 majit 2020 Saimiri kishte temperaturë dhe shkoi në spital. Atje i verifikua se nuk kishte COVID, pasi testi doli negativ, megjithatë qëndroi në spital.  Në dosjen hetimore të siguruar nga Report Tv zbulohet se ai i ka shkruar motrës mesazhe të dhimbshme si "Hajde më merrni, po më marrin frymën, po vdes".Të nesërmen kur motra shkoi për ta marrë nga spitali, i komunikuan se zemra e tij kishte ndaluar.  Kjo ka bërë që Majlinda Sula të dyshonte, dhe urgjentisht ka kërkuar kartelën mjekësore. Spitali i Barcelonës  e ka regjistruar vdekjen e shqiptarit, Saimir Sula, si natyrale dhe mjekët shqiptarë e kanë konstatuar mungesën e zemrës këtu. Ka qenë insistimi i së motrës që ka zbuluar mungesën e zemrës pasi trupi i vëllait të saj ka mbërritur me avion nga Spanja.

Ora 12:33
Erdhi pa zemër nga Barcelona në Tiranë/ Rrëfimi rrëqethës i motrës së Saimir Sulajt: Vëllai vdiq ditën e ditëlindjes time! Po mësonte 'shumë urime për ty' në spanjisht

Duke folur ekskluzivisht për gazetarin e Report Tv Arsen Rusta, Majlinda Sula, motra e 33-vjeçarit që humbi jetën në një spital në Barcelonë dhe u konstatua se në trupin e tij mungonte zemra, tregoi edhe një detaj drithërues.

"Unë kisha ditëlindjen, shkova për ta marrë vëllain dhe më thanë se ka ndërruar jetë. Pasditen e datës 8 maj ne ecnim rrugës së Barcelonës dhe ai po mësonte në spanjisht 'shumë urime për ty' pasi unë të nesërmen kisha ditëlindjen", tha ai në një intervistë ekskluzive për Report Tv.

K.T.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Flori: 04/02/2021 02:11

    Jo note proteste por te digjet ambasada e spanjes ne tirane...

    Përgjigju
  • Zgjohuni: 03/02/2021 16:46

    Ore si ka mundësi?!! Duket sikur ja kanë hequr zemren për së gjalli,duke ja zëvendësuar ndonjë Pacienti ViP spanjoll?! Duhet parë Çfarë operacionesh Janë kryer gjatë kohës që i ndjeri ka qenë në Spital? Shteti Shqiptar duhet t'i shkojë deri në fund,me notë proteste për Spanjën!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?