TIRANË- Në mes të shiut, e ku nuk mbante as çadër pasi duart i kishte të mbushura me dokumente për vdekjen e vëllait të saj në Spanjë 2 vite më parë, Majlinda Sula tregon se ka marrë një “shuplakë të madhe” nga autoritetet shqiptare që nuk janë interesuar për vrasjen në mënyrë makabër të shtetasit shqiptar, Saimir Sula. Ajo së bashku me nënën dhe familjarë të saj, i janë drejtuar në mënyrë të drejtpërdrejte kryeministrit Edi Rama dhe ministrit të Drejtësisë Ulsi Manja që të mos heshtin. Majlinda, kërkon llogari se përse autoritetet shqiptare nuk kanë dërguar një letër porosi homologëve të saj spanjoll që marrin zemrën e gjetur të Saimir Sula dhe t’i bëhet testi i ADN-së nëse ajo i përket vërtetë vëllait të saj apo jo. Sipas saj, është vrasje dhe jo një vdekje natyrale, madje flet edhe për trafik organesh.
“Sot protestojë zvarritjen dhe mos drejtësinë. Zoti Rama në Shkodër, Etilda Gjonaj nisi letërporosi Spanjës, kërkesë për ndihmë juridike, sepse mjekësia ligjore në Shëipëri konstatoi se trupi kishte ardhur pa zemër, Gjonaj u lidh me homologun e saj në Spanjë, do doja të pyesja nëse Manja ca arsyesh ka pasur për t’u interesuar ku ndodhet zemra e shtetasit shqiptar, Saimir Sula. Në qershor të 2021, autoritetet spanjolle njoftuan se e kishin gjetur zemrën, pse doli tani, ku ishte 1 vit e një muaj? Për një vit e një muaj zemra ndahet nga trupi dhe prishet zinxhiri i kujdestarisë së organeve, deri tani ne detyrohemi të bëjmë autopsi të dytë, pse duhet ta besoj pa provën e ADN dhe nëse ju nuk reagoni, kjo provë nuk do bëhet kurrë, kjo zemër nuk e di kujt i përket, gjejeni ju kujt i përket ajo zemër, jo Saimirit, ose është trafikuar ose është fshehur si prova e vrasjes në dhunë nga 8 truprojat e spitalit, por Zoti Rama dhe që unë të zbardh të vërtetën, më duhet që zinxhiri i drejtësisë të mos hesht, të mos hesht Manja, të mos hesht kryeprokurori dhe t’i përgjigjen kërkesave tona. Nga kjo letër porosi e Gjonajt është kthyer një përgjigje që ndodhet në ministri ka 8 muaj, pasi Manja hesht dhe nuk ia dërgon spanjollëve se s’kemi përkthyes, hesht dhe muaj kalojnë dhe rasti i arkivua si vdekje natyrale, as ajo zemër në 22 prill nuk i përket Saimirit. Çfarë ka pritur ministri i drejtësisë 11 muaj për të bërë të njëjtën gjë si Etilda Gjonaj. Këtu flitet për trafik organesh, jo për broçkulla, kanë kaluar 2 vite. Zbrisni këtu dhe shpjegojini nënës së Saimir pse zemra e Saimirit nuk është këtu, që të bëni testin e ADN-së”, tha ajo.
Kjo protestë e Majlinda Sulës ka ardhur pasi pas gati një viti nga vdekja e Saimir Sulës, autoritetet spanjolle e njoftuan atë se kishin gjetur zemrën e vëllait të saj. Mirëpo, Sula thotë se duhet t’i bëhet testi i ADN-së për ta vërtetuar, mirëpo për motive ende të paqarta autoritetet në Spanja refuzojnë ta bëjnë. Për këtë, ajo ka kërkuar nga drejtësia shqiptare që të interesohet për këtë çështje, por thotë se deri më tani nga ministri Manja nuk është bërë asnjë veprim duke shtuar dhimbjen e familjes.
Një historik i ngjarjes
Ngjarja ka ndodhur më 8 maj 2020 rreth orës 23:00. Pandemia ishte në fazën fillestare. Një i ri shqiptar i quajtur Saimir Sula ka hyrë në Spitalin del Mar ( Barcelona ) i shoqëruar nga motra e tij Majlinda. Djali kishte temperaturë dhe shkoi të bënte një test covid, i cili doli negativ. Ata e futën brenda, ndërsa motra e tij qëndronte jashtë në pritje të rezultateve. 18 orë më vonë, ekipi mjekësor në spital thirri Majlindën për t'i thënë se vëllai i saj kishte vdekur.
Vdekja e çuditshme u pasua nga një sërë misteresh që familja e viktimës ende nuk i ka sqaruar. E para është se, sipas motrës së të ndjerit, kanë tentuar ta djegin trupin në kohë rekord. Majlinda nuk pranoi sepse pa mavijosje në trupin e vëllait të saj dhe kërkoi që kufoma do të transferohej në Shqipëri , vendlindja e saj, ku do të kërkonte një autopsi të dytë. Arkivoli mbërriti në Tiranë dhe u krye testi i dytë. Ekipi që e kreu atë lëshoi një raport duke siguruar se trupi kishte mbërritur pa zemër.
Gjendet zemra, mister kujt i përket
Pak kohë më pas, Majlinda mori një raport nga Instituti i Mjekësisë Ligjore dhe Shkencave Ligjore të Katalonjës (IMELEC), duke i thënë se tashmë e kishin gjetur zemrën e vëllait të saj. Ky lajm i papritur e bëri atë të dyshonte se ky organ i përkiste Saimirit të saj. Pa zgjidhur të panjohurat e para, u shtua një e re: pse një zemër po shfaqej tani nga askund? Kush e kishte nxjerrë dhe pse? A ishte vërtet zemra e humbur e Saimirit?
Nisur nga dyshimet dhe të nxitura nga Prokuroria Shqiptare, Majlinda kërkoi (përmes avokatit të saj, Carlos Sardinero), një test ADN-je, por të gjitha kërkesat janë refuzuar. Për më tepër, çështja është pushuar në dy raste nga Gjykata Hetuese Nr. 16 e Barcelonës, pavarësisht urdhrave shqiptare. Pavarësisht kësaj as motra e të ndjerit dhe as avokati i tij nuk besojnë se kjo zemër i përket Saimirit.
Familjarët kërkojnë drejtësi
Edhe sot e kësaj dite familja e viktimës pohon se ende nuk e dinë se çfarë i ndodhi Saimirit atë natë, pse trupi mbërriti në Tiranë pa zemër dhe nga erdhi zemra që i atribuohet Saimirit dhe pse po refuzohet të bëhet një test ADN.
Pse heshtin autoritetet? Sepse nuk kane kohe moj vajze, se kane dale te mbrojne //cunat e Londres//!
Përgjigju