Eksperti i kriminalistikës Artan Rexhepi i ftuar në Repolitix komentoi për Denis Mingën sherrin mes motrave Berishaj dhe Klea Prengës një muaj më parë në një lokal tek Kodra e Diellit, kur Antonela dhe Mariela Berishaj goditën me gotë në fytyrë Prengën.
Për ekspertin kjo është një ngjarje e rëndë, të cilën e sheh se po zbutet situatë dhe mund të kalohet në një plagosje të lehtë.
'Shoh një tendencë për të zbutur situatën, përderisa nuk po kapen. Nëse kanë dalë nga Morina nuk na ndalon njeri që ti shkruajmë Kosovës, për ku ka ikur ku ka fluturuar. Ngjarja mori bujë sepse është shumë e rëndë, imagjinoni një femër që të godet me gotë. Një femër që godet një femër me gotë, e dini sa e frikshme është. Ajo është send që kthehet në thikë. Diku pashë që edhe tek profili i vajzave edhe tek profili i kësaj, shoh një tendencë për ti rrafshuar gjërat. Do pritet të rehabilitohet pak vajza dhe mendoj se do dali plagosje e lehtë dhe do kaloj në nivel rrahjesh që ndiqet kryesisht.'
Lajmi kryesor:
Policia i kërkon, dyshohet se Antonela Berishaj dhe e motra ikën nga Morina'! Gazetari Dema zbulon detaje: Donin t'i shkaktonin dëmtim të përjetshëm Klea Prengës
G.K//ReportTv.al