VIDEO/ Motrat Hadid shfaqen si dy Engjëj në pasarelën e Victoria’s Secret

16 Tetor, 17:05| Përditesimi: 16 Tetor, 17:24

  • Share

Shfaqja e modës e “Victoria's Secret” është rikthyer dhe pjesë e saj, si kurrë më parë janë shumë yje.

Shfaqja e mbajtur në qytetin e Nju Jorkut mbrëmjen e së martës ishte e fokusuar në llojin e ri të të brendshmeve Victoria’s Secret dhe krahët teatralë firmato të kombinuara me të brendshmet.

Në pasarelë u ngjitën një grup modelesh të njohura, duke përfshirë emra si Tyra Banks, Irina Shayk, Candice Sëanepoel, Adriana Lima dhe Vittoria Ceretti.

Por, sigurisht, shfaqja e VS nuk do të ishte e plotë pa praninë e dy motrave të veçanta, supermodeleve Gigi ashtu edhe Bella Hadid.

Gigi dhe Bella ecën secila solo në shfaqjen e modës. Gigi fillimisht u shfaq e veshur me ngjyrë rozë, duke përfshirë një këmishë të mëndafshtë, të shoqëruar me krahë me pupla dhe stileto me rripa, ku shfaqej si Barbie.

Ndërsa Bella u shfaq me të brendshme të kuqe të zjarrta, duke përfshirë bashkë me to edhe një lloj veshjeje në formën e një palltoje të rëndë me pendë ombre.

Bella dhe Gigi Hadid kishte kohë që i mungonin shfaqjeve të VS, ndërkohë që ato kanë qenë protagoniste në shumë shfaqje të njohura të modës, duke përfshirë edhe Versace dhe Jacquemus.

Të dyja motrat ishin pjesë e një liste të gjatë modelesh që u kthyen në Victoria's Secret pas vendimit të markës së modës, për të ndaluar prodhimin e shfaqjes mes polemikave gjatë viteve të fundit.

 Foto: Bella Hadid

Xh.K//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord me arrestimin e Ilir Metës?