Kronikë

Motrat sherr me nusen e vëllait, njëra e dhunon, ndërsa tjetra i drejton çiften

15 Tetor 2019, 12:58| Përditesimi: 15 Tetor 2019, 13:02

  • Share

DIBËR-Dy motra janë bërë bashkë në Dibër, për të dhunuar nusen e vëllait të tyre.

Ka qenë policia e Dibrës, e cila ka dhënë detaje, ku për pak ngjarja se nuk është kthyer në tragjedi.

Në fillim ka qenë, 46-vjeçarja Sh.D, e cila ka ushtruar dhunë fizike ndaj nuses së vëllait, 28-vjeçares me iniciale A.D.

Por sherri nuk ka ngelur me kaq, pasi motra tjetër 31-vjeçare me iniciale A.M., ka marrë çiftin dhe ja ka drejtuar kunatës.

Për këtë ngjarje, policia e Dibrës ka vënë në pranga njërën prej motrave, atë që ka ushtruar dhunë, e ndërsa motra tjetër që i drejtoi armën është proceduar në gjendje të lirë.

“Arma e gjahut, në momentin e sekuestrimit rezultoi pa fishek. Arma është me leje dhe në pronësi të babait të dy motrave.”,-njofton policia.

Njoftimi i Policisë: 

Ushtron dhunë ndaj kunatës, arrestohet në flagrancë 45 vjeçarja, si dhe procedohet në gjendje të lirë motra e saj pasi kanosi kunatën me armë.

Sekuestrohet nga policia arma e gjahut.

Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Dibër, u arrestua në flagrancë shtetasja :

Sh.D, 45 vjeçe, banuese në Dibër të Madhe

Si dhe u procedua penalisht në gjendje të lirë shtetasja Z.M, 31 vjeçe, banuese në Kukës (motra e shtetases Sh.D).

Arrestimi i saj u bë pasi për motive të dobëta ka ushtruar dhunë fizike ndaj nuses së vëllait të saj shtetases A.D 28 vjeçe banuese në Dibër. Në konflikt është përfshirë edhe shtetasja Z.M e cila ka kanosur me armë gjahu, pa fishek shtetasen A.D.

Arma e gjahut, në momentin e sekuestrimit rezultoi pa fishek.

Arma është me leje dhe në pronësi të babait të dy motrave.

Materialet proceduriale do ti referohen Prokurorisë Dibër për hetime të mëtejshme.

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?