Për herë të parë në rajon kjo ekspozitë prezantoi historinë artistike të motrave Zengo duke krijuar për publikun një ndjenjë subjektive të prezencës, një sfidë e jashtëzakonshme për të harmonizuar në projeksione hartografike një vështrim historik me elementët kyç të jetës së Zengove në art dhe më gjerë.
“Është një aktivitet i BE dhe i Bashkisë Korçë ku përmblidhen elementë specifik që shihen në Korçë. E krijuar nga motrat Zengove, familjes dinastisë dhe veprave të artit të tyre. Ato janë art i shquar në historinë e artit pamor shqiptar. Ne jemi përqendruar për të sjellë ekon e kontributit të tyre në art. Natyrën, peizazhet, portrete dhe ikonografi. Për rajonin bëhet për herë të parë dhe mbi të gjitha sot ka tendencë që të ketë muze virtualë siç është ai i Van Gogh, Frida Khalo.”- tha Ardian Isufi, kurator.
Androniqi Zengo Antoniu dhe Sofia Zengo Papadhimitri gjatë jetës së tyre me krijimtarinë kanë qënë sa të ngjashme aq edhe dalluese.
Androniqi krijonte pikturën intime dhe pasqyruese figurative e cila përbëhet nga portrete, peizazhe dhe natyra të qeta.
Ndërsa Sofia ishe figurative lexueshme, ekspresive dhe estetike.
Artistja i dha kahe cilësisë së impresionit në pamjen e psikologjisë njerëzore duke veçuar shprehi origjinale.
“Në periudhën e sotme, jo këto vite edhe pak më parë sigurisht që teknologjia influencon apo ndikon që të ketë një përhapje më të madhe edhe në forma më të varjuara. Dhe në rastin konkret kemi të bëjmë me dy artiste të rëndësishme të artit pamor të Shqipërisë. Por vijnë nga një traditë familjare të Dardhës së Korçës ku përfshihet një numër i madh piktorësh. Mes tyre është edhe i ati i tyre i cili është po prapë piktor i jashtëzakonshëm. Pra kemi të bëjmë me një miksim të artit të vjetër të stilit bizantin.”-tha Bello, muzikologu dhe njohësi i mirë i historisë së Zengove.
Kjo hapësirë e cila gjendet në bibliotekën e qytetit do të qëndrojë e hapur për publikun artdashës korçar e më gjerë