Binjakët Guitar dhe Kivi teksa martohen

Bota

Motër e vëlla, binjakët 6-vjeçarë martohen nga prindërit: Janë bërë për njëri-tjetrin

25 Dhjetor 2018, 21:06| Përditesimi: 25 Dhjetor 2018, 21:11

  • Share

Dy fëmijë 6-vjeçarë janë martuar me njëri-tjetrin nga prindërit e tyre. Dhe më e keqja është se ata të dy janë motër e vëlla, binjakë. Ngjarja ka ndodhur në Tajlandë dhe sipas mediave lokale prindërit e tyre besonin se ishin të dashuruar në një jetë të kaluar.

Djaloshi me nofkën Guitar dhe motra e tij, Kivi, kanë lindur në shtator të vitit 2012 në Tajlandë dhe prindërit e tyre menjëherë e dinin se do të duhej të ishin të martuar. Ky nuk është rasti i vetëm pasi budistët besojnë se binjakët meshkuj dhe femra kanë karma nga marrëdhëniet e tyre në një jetë të mëparshme.

Për më tepër ata mendojnë se ata  janë rilindur së bashku pasi “borxhi nuk është larë”. Madje prindërit zakonisht i martojnë shumë të vegjël, pasi mendojnë se mund t’u ndodhë diçka e keqe në të ardhmen.

Binjakët Guitar dhe Kivi teksa martohen 

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Trump tarifa doganore 10 për qind Shqipërisë, sa ndikon në ekonomi?