Jose Mourinho

Mourinho gëzon tifozët e Romës, refuzon ftesën për të drejtuar kombëtaren e Portugalisë

17 Dhjetor 2022, 19:51| Përditesimi: 17 Dhjetor 2022, 19:52

  • Share

Portugezi, Jose Mourinho do t’i qëndrojë besnik skuadrës italiane AS Roma, duke refuzuar të largohet nga posti i trajnerit të kryeqytetasve. Trajneri portugez u kontaktua nga Federata e Futbollit të vendit të tij, pas largimit të trajnerit Fernando Santos.

Megjithatë ‘Special One’ është i lumtur te Roma dhe për momentin ka refuzuar të marrë drejtimin e Kombëtares së tij.

Portugalia i kishte bërë të qartë Mourinhos se do t’i lejonte edhe qëndrimin te Roma, por edhe postin e përzgjedhësit, megjithatë as kjo ofertë nuk e ka bindur Mourinhon. Kontrata aktuale e portugezit me Romën skadon në verën e vitit 2024 dhe në kryeqytetin italian janë shumë të lumtur me të.

59-vjeçari e ka përmendur shpesh herë se një ditë ëndërron ta drejtoj vendin e tij, por për momentin nuk është koha e duhur.

Gjithsesi mediat portugeze kanë raportuar se ish-trajneri i Inter, Chelsea, Man Utd, Porto, Real Madrid e Tottenham Hotspur i ka thënë drejtuesve të FFP se një ditë do të marrë drejtimin e Kombëtares.

B.V/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?