Jose Mourinho

Sport

Mourinho lë në mes pushimet dhe i thotë 'po' Benficës! Detajet e kontratës

18 Shtator, 10:38| Përditesimi: 18 Shtator, 10:40

  • Share

PORTUGALI - Pas 21 vitesh, Jose Mourinho do rikthehet të trajnojë në Portugali. Për të fundit herë ai ulej në stolin e Portos në qershorin e 2004, ndërsa tani ka rënë dakord që të rikthehet te Benfica, klubi ku në vitin 2000 nisi karrierën si trajner edhe pse për dhjetë ndeshje.

Gjithçka mes palëve është dakordësuar dhe 62-vjeçari ka lënë në mes pushimet, këto pas shkarkimit nga Fenerbahce tre javë më parë, për të firmosur kontratën dy vjeçare që do e mbajë te Benfica deri në verën e 2027. Brenda ditës së premte pritet prezantimi i Mourinhos në klubin e ri, me objektivin e qartë për trofeun në Portugali dhe paraqitjen sa më të mirë në Champions League.

Këto zhvillime te Benfica vijnë në një kohë kur humbja me përmbysje 2-3 nga Qarabag në Champions League ka shkaktuar një 'furtunë' me shkarkimin e trajnerit Bruno Lage.

S.Dh/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Opozita pengon Ramën të prezantojë programin qeverisës, si iu duket?