Jose Mourinho

Sport

Mourinho me 'këmbë në tokë': Benfica e meritoi, ne duam trofeun e Europa League

28 Gusht, 13:35| Përditesimi: 28 Gusht, 13:36

  • Share

Jose Mourinho hedh 'dorezën e sfidës' dhe kërkon nga ekipi i tij, Fenerbahce, që të fitojë trofeun e Europa League. Turqit nuk ia dolën në play-off e Champions League dhe humbja 1-0 në 'Da Luz' kundër Benficas i nxorri jashtë turneut më të rëndësishëm për klube.

Trajneri portugez tha se Benfica e meritoi, sepse ishte më mirë se ekipi i tij.

“Në pjesën e parë Benfica nuk ishte vetëm më e mirë, ishte shumë më e mirë. Në pjesën e dytë ishim ne që luajtëm më mirë, por jo shumë. Krijuam dy raste të rëndësishme në këtë fazë të fundit, pastaj kartoni i kuq e ndërpreu epërsinë tonë. Duke parë ndeshjen në tërësi, fitoi skuadra më e fortë", tha Mourinho.

Tekniku foli edhe mbi zgjedhjen e tij për ta nisur me Talisca dhe jo Duran në sulm.

"Jhon nuk ishte mirë fizikisht, pati probleme dhe u stërvit pak. Talisca është lojtar me një lloj tjetër personaliteti, luan më mirë mes linjave. Ne kërkuam të kishim më shumë zotërim topi në pjesën e parë, por ia dolëm vetëm në të dytën. Nuk më pëlqen të gjej justifikime për gjëra që nuk kanë. Skuadra më e fortë, me lojtarët më të mirë dhe më me përvojë, fitoi dhe e meritoi”, vijoi ai.

Mourinho i ka idetë e qarta dhe kërkon nga të tijtë që të fitojnë trofeun e Europa League.

“Nëse do të shkonim në Champions do të kishim luajtur ndoshta 8 ndeshje, në ‘Europa League’ synimi është trofeu”, tha mes të tjerash trajneri portugez i Fenerbahces.

S.Dh/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Aksidentet e rënda rrugore, a duhen ashpërsuar dënimet në Kodin Penal?