Roma-Feynord do jetë finalja e madhe e Conference League që do luhet në Tiranë më 25 maj. Verdhekuqtë e Italisë fituan 1-0 gjysmëfinalen e kthimit kundër Leicester në Olimpico-n e mbushur me 70 mijë tifozë, falë golit të Abraham me kokë në minutën e 11. Anglezi u shndërrua në hero, pasi deri në fund përpjekjet e Leicester rezultuan të kota.
Arritja në finalen e Tiranës ka bërë që Mourinho të shpërthente në lot, ndërsa është bërë trajneri i parë që luan finale të Champions League, Europa League dhe Conference League. Portugezi i Romës pas eliminimit të Leicester u shpreh se ‘kjo është një fitore familjare dhe tani duan edhe finalen’. Menjëherë pas eliminimit të Leicester Roma ka njoftuar se do pajisë me bileta të 166 tifozët, të cilët ishin në Norvegji në humbjen turpëruese 6-1 që skuadra pësoi kundër Bodo Glint. Për Romën kjo është finalja e parë në një kupë Europe pas 31 vitesh.
Në Tiranë verdhekuqtë do përballen me Feynord, skuadrën holandeze që eliminoi Marseille-n falë fitores 3-2 në ndeshjen e parë, ndërsa në ndeshjen e kthimit barazoi pa gola në Francë.
Ndërkohë është caktuar edhe finalja e Europa League që luhet në Sevilje me 18 maj mes Frankfurtit dhe Rangers.