Broja me fanellën e Everton

Sport

Moyes s'e do as në stol, Broja përfundon në tribunë! Chelsea do të mirëpresë të padëshiruarin

18 Maj, 12:05| Përditesimi: 18 Maj, 12:08

  • Share

Armando Broja nuk do të jetë as në stol në ndeshjen e fundit që Everton do të zhvillojë në stadiumin e vjetër ‘Goodison Park’. Shqiptari është dërguar në tribunë nga trajneri David Moyes, i cili për të tretën ndeshje me radhë nuk i rezervon asnjë minutë Armando Brojës.

Sulmuesi i kombëtares në dy ndeshjet e fundit ka qëndruar në stol, ndërsa këtë të dielë do të jetë në tribunë. Duke përfshirë edhe ndeshjen me Chelsean, ku nuk mund të aktivizohej si i huazuar, kjo është ndeshja e 4 që Broja nuk zbret në fushë. 23-vjeçari pritet që në fund të sezonit të rikthehet të Chelsea, por edhe të londinezët nuk preferohet. Kështu që gjatë verës pritet që Broja të gjejë një tjetër skuadër.

Ne.k./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Samiti europian, besoni se do forcojë rolin ndërkombëtar të Shqipërisë?