Sociale

Mozaiku i Bazilikës Paleokristiane, thesar i çmuar i trashëgimisë kulturore ku ndërthuret lashtësia dhe arti

1 Korrik, 08:30| Përditesimi: 1 Korrik, 10:31

  • Share

Mozaiku i Bazilikës Paleokristiane në fshatin Lin, Pogradec tani më është i hapur për të gjithë vizitorët që adhurojnë historinë e artin.

Kryemiminstri Edi Rama përmes një postimi të shpërndarë në rrjetet sociale, e cilëson këtë mozaik një thesar të çmuar të trashëgimisë sonë kulturore.

“Mirëmëngjes dhe me mozaikun e Bazilikës Paleokristiane në fshatin e mrekullueshëm të Linit, tashmë i hapur për vizitorët, një tjetër thesar i çmuar i trashëgimisë sonë kulturore që sjell në dritë lashtësinë, artin dhe historinë e kësaj zone magjepsëse, ju uroj një ditë të mbarë”, shkroi Rama në Facebook.

Bazilika Paleokristiane e Linit u shpall Monument Kulture, Kategoria I, më 10 qershor të vitit 1973. Ajo daton prej shekullit V-VI pas Krishtit.

Bazilika paleokristiane e Linit, së bashku me mozaikët që ndodhen në të, gjendet në majën e kodrës së Shën Thanasit, që përbën gadishullin e Linit. Ajo u zbulua për herë të parë në vitin 1967 gjatë një ekspedite hulumtuese të punonjësve të muzeut lokal të Pogradecit. 

 

Xh.K/I.M/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Nis gjyqi për aferën Partizani, a besoni se do ketë drejtësi?