Ditët e fundit është rindezur debati se përse në mozaikun ‘Shqipëria’ të Muzeut Historik, nuk janë simbolet komuniste. Report Tv zbulon se vendimi për heqjen e yjeve dhe librit të partisë nga mozaiku është marrë nga qeveria Meksi në vitin 1993, me president Sali Berishën, dhe se restaurimi i mundësuar nga Bashkimi Evropian nuk ka prekur imazhin.
“Unë hoqa tri elementë, një libër të kuq që ishte në duart e punëtorit, yllin e madh skematik që ishte pas dhe një yll të vogël në flamur, që u hoqën me kushtetutë në ato vite (1993)”, rrëfen bashkautori i mozaikut “Shqipëria sot”, Agim Nebiu.
Si ishte mozaiku në Muzeun Kombëtar
Në këtë foto më sipër ilustrohet imazhi origjinal i Mozaikut “Shqipëria sot”, vendosur në fasadë të Muzeut Historik 42 vjet më parë... Ndërsa fotoja më poshtë është Vendimi i Këshillit të Ministrave të qeverisë së Aleksandër Meksit në vitin 1993 me President Sali Berishën, ku kërkohet heqja e simboleve komuniste, dy yjeve të kuq, dhe libri i partisë së punës.
Vendimi i Qeverisë në vitin 1993 për t'i hequr simbolet
“Në vitin 1993, unë hipa dhe i hoqa dy yjet dhe librin, sepse ndryshe rrezikohej fasada. E bëra këtë me vendim të qeverisë demokratike të kohës”, thotë artisti Agim Nebiu.
Me restaurimin e mozaikut, plot 3 dekada pas asgjësimit të simboleve, është rihapur sërish debati nëse kjo vepër e realizmit duhej ruajtur në origjinal ose jo. Ndonëse gjatë restaurimit, të udhëhequr nga specialisti Agron Islamaj nuk ka pasur asnjë retushim të imazhit.
“Nuk ekziston ndryshimi i imazhit, madje edhe tonet janë ruajtur si origjinali, ato të vitit 1981”, thotë udhëheqësi i restaurimit të Mozaikut Agron Islami.
“Restaurimi nuk ka asnjëherë qëllim që të ndryshojë, por konsolidimin e një vepre arti. Këtu u bë gur më gur siç ishte, falë restauratorëve që punuan me pasion, veçmas Agron Islamit”, thotë Aleksandër Filipi, një prej autorëve.
Restaurimi zgjati dy vjet dhe pas lënies në degradim për dekada të mozaikut, u mundësua nga investimi 1 milion euro i Bashkimit Evropian, të zbatuar nga UNOPS.
“Restauratorët kanë ndjekur një program shumë rigoroz, është restauruar siç ka qenë”, thotë Nebiu.
Agim Nebiaj është një nga 5 autorët e Mozaikut që ka bashkëpunuar për restaurimin, por edhe për gjetjen e bazës materiale, ku janë dashur 123 tone ngjyrash e teserinat origjinale të marra në një fabrikë në Venecia.
Është vetë Nebiaj në fakt autori që ka hequr simbolet në vitin 1993, pasi siç shpjegon ishte e vetmja zgjidhje që mozaiku të ruhej.
“Nuk mund ta përtypja dot që të hiqej mozaiku, siç po rrezikohej nga Partia Demokratike. Rrezikonte që të binte! Për ta shpëtuar, u detyrova të bëja këto ndërhyrje”, thotë më tej Nebiu.
Dhe Aleksandër Filipi, si bashkautor, rrëfen se nuk janë pyetur lidhur me ruajtjen apo jo të versionit fillestar.
“Në përgjithësi vepra duhet të ruajë identitetin e kohës kur është bërë. Në fund të fundit kjo e kapërcen atë kohë nga pikëpamja ideologjike. Është sintezë e historisë së një kombi, ku unë jam i bindur, që në njëfarë mënyre këtu, glorifikohet historia e kombit tonë”, shprehet Filipi.
Debatet i paraprinë edhe procesit të restaurimit të Mozaikut, ku ndonëse prej 30 vjetësh pa simbolet e diktaturës, pati zëra që jo vetëm kontestuam kthimin e simboleve por kërkuan heqjen e plotë të tij.
“Unë jam në Itali, i kam ndjekur shpesh këto zëra sepse më kanë interesuar në lidhje me muzeun. Ka pasur edhe zëra për të hequr Muzeun, jo vetëm mozaikun. Ka 20 vjet që flitet për këtë mozaik, kështu që ne bëmë detyrën tonë si shqiptarë, dhe unë kënaqëm që Tirana i thotë çdo ditë mirëmëngjesi dhe e përshëndet, për të shkuar drejt një jete më të mirë.”
te tre elementet qe u hoqen ishte me te drejte.e para ylli i madhe i verdhe me sfondin e kuq dukej apo i detajuar per hir te miqesise me kinen komuniste.ylli i vogel mbi 2 krenaren e shqiponjes e detajuar per hire te miqesise me bashkimin sovjetik,ivil ska as nja lidhje me flamurin e kastrioteve.e treta libri i kuq nga jashte i zi per mbrenda!ai liber kishte ne permbajtjen e tije luften e klasave ,doktrinen komuniste,dhe devijimin e memorjes historike te shqiptareve ne orjentimet shoviniste.Ndersa sot kemi nje mozaik qe i perket te gjith shqiptareve pa dallim partiak.
PërgjigjuYlli dhe Libri nuk duhej te hiqet Ylli simbolizonte 5 Epokat e Historise se vendit tone Epoka e Pellazgeve Epoka e Ilireve Epoka e Arberit Epoka e Rilindjes Epoka e Zhvillimit Te gjitha keto epoka kane brenda tyre ngjarjet historike te cilat jane te shkruajtur ne fletet e Librit ….. qe mos te harohen dhe te mesohet ne vazhdimesi nga brezat qe vijne , Historia e vendit tone .
PërgjigjuIris,ky eshte muzeu i LANC-it apo i historise kombetare?
PërgjigjuCfare paradoks eshte ketu?! E kaluara nuk mund te mohohet,as te deformohet.Saliu veproi si Enveri qe zhduku cdo imazh te kundershtareve te tij,vetem Zogu shpetoi si disi fale perdorimit te fotove te tij ne filma.Pastaj yllin e kuq e ke sot ne mes te U.S.A,Ylli i kuq i /Macy/-it eshte po aq i madh sa ai qe u hoq nga mozaiku.Askush nuk e ka problem.Po keshtu,po te shkosh ne Athine,porta e deres se shtepise se Shlimanit(zbuluesit te Trojes),eshte e dekoruar e gjitha nga jashte me swastika,askush nuk ankohet.Paradoks une quaj qe tradhetaret e luftes,po perpiqen t'i reabilitojne,paradoks une quaj qe mozaiku u prek duke shkelur te drejten e autoreve,paradoks une quaj qe yjet u hoqen nga dy prej njerezve qe u bene te suksesshem ne kohen e yllit,Meksi-profesor e specialist i shkelqyer ne fushen e tij,ne nje kohe kur shume shqipove nuk u lejohej universiteti per arsye biografie,dhe Berisha,qe studioi brenda e jashte,ne nje kohe kur shume shqipove jo qe nuk u lejohej shkolla e larte,por u duhej te merrnin leje speciale,thjesht per te t'ju lejuar vajtja ne zonat kufitare qofte edhe per nje dasem,apo funeral dhe pervec kesaj,ai ishte dhe nje nga mjeket personale te diktatorit dhe mik i afert i familjes.
PërgjigjuEdhe sot pas 30 vjetesh kerkohet nje tjeter ligj per heqjen e filmave te prodhuar nga Kinostudio Shqiperia ne kuadrin e dekomunistizimit te vendit. Keto ligje duke perfshire edhe nderhyrjen ne mozaikun ne fasaden e Muzeut Historik Kombetar i hartojne dhe i zbatojne talebanet shqiptare qe jane ne te dy partite kryesore.
PërgjigjuMendoj qe ylli ose te behet me 6 Cepa si ylli Skenderbeut ose te hiqet fare meqe ka 30 vite i hequr , do ishte paradoks nje yll simbol komunist te ishte ne mes te sheshit! Duhet ligj per te ndaluar cdo simbol komunist , (eshte sikur te vendosen edhe sot simbolet naziste per efekte historike gje qe eshte gabim) pra nuk duhet lejuar nje yll
PërgjigjuPerderisa quhet muzeu historik kombetar nuk ka pse te kete as simbole te partizaneve dhe te asnje regjimi tjeter.
PërgjigjuTurp per sali ram berishen,dhe meksin we e shkaterruan mozaikun dhe prishen simbolin e partizaneve,luftetareve te lirise,qe nje pjese e tyre dhane jeten me simbolin e yllit.Turp per keta dy individ,dhe zoti ua shperbleft,dhe gjaku i ketij populli i mallkofte.
PërgjigjuVetëm njerëz të niveleve të ulëta ndërhyjnë në veprat artistike të tjetërit në ish Jugosllavi Hungari Rusi ...ende mbahen të pa prekura shumë vepra artistike të socializmit mos janë këto shtete më poshtë se Shqipëria
PërgjigjuSali qeni na e hoqi librin dhe na e futi trasten e gyrbetit me kete pune i tha shqipetarve nuk ka ca ju duhet shkolla dhe dija ajt merni trasten ne shpin dhe ikni neper Bote, dhe ta mendosh se pas ketije jashqitje ka akoma njerez qe brohorasin emrin e tije mjer neve ne qe Nivel kemi René
Sala i hoqi yllat se ktij don Kishotit i digjte e shkuara e tij e egën komuniste.
Përgjigju