Politikë

“Mozaiku” i Parlamentit të ri pas 11 majit! 67 deputetë për herë të parë në Kuvend, 45 produkt i garës. Berisha me “besnikë” e aleatë

19 Maj, 15:54| Përditesimi: 19 Maj, 19:07

  • Share

Verdikti i 11 majit konturoi përbërjen e parlamentit të ri, me 140 ligjvënësit për legjislaturën 2025-2029.

Partia Socialiste, pas 12 vitesh qeverisjeje, fitoi një mandat tejet të fortë me 83 deputetë, gati shumicë cilësuese, duke zvogëluar ndjeshëm peshën e rivalit kryesor, Partisë Demokratike, e cila së bashku me 25 aleatë të tjerë, në këto zgjedhje morën rezultatin më të dobët në 2 dekada, vetëm 50 ulëse në parlament.

Peshën më të madhe do ta kenë sërish dy partitë e mëdha, duke ndarë mes tyre 133 vende në parlamentin e ardhshëm, ndërsa 7 të ulëse të mbetura ndahen mes 4 forcave politike, 3 prej të cilave të futura për herë të parë si parti parlamentare.

Socialdemokratët kanë arritur të marrin 3 deputetë, duke rikthyer në parlament kryetarin e tyre, Tom Doshin.

2 mandate i siguroi “Mundësia” e Agron Shehajt i cili u largua nga radhët e PD-së duke krijuar partinë e tij si një demokrat i zhgënjyer.

1 mandat siguroi edhe Koalicioni i të rinjve “Nisma Shqipëria Bëhet”, ndonëse në rang kombëtar numëronin rreth 65 mijë vota. Edhe Lëvizja Bashkë e Arlind Qorit e cila garoi e vetme, arriti të merrte një mandat me afro 25 mijë vota.

Por si paraqitet mozaiku i parlamentit të ri, të veçantat dhe çfarë pritet të na ofrojnë 10 forcat politike që do të kenë të paktën nga një përfaqësues?

Edhe pse Kodi Zgjedhor parashikonte teorikisht 2/3 e listave të hapura, ashtu siç pritej, më shumë se 2/3 e ligjvënëse kanë hyrë nga listat e fiksuara nga kryetarët. 95 deputetët dalin nga listat e mbyllura dhe vetëm 45 nga vota parapëlqyese. Nga këta 37 janë të Partisë Socialiste, vetëm 7 të Partisë Demokratike dhe 1 mandat i koalicionit “Nisma Shqipëria Bëhet”.

Nga 37 deputetët të cilët iu nënshtruan votës preferenciale, socialistët çojnë në parlament 11 gra, ndërsa Partia Demokratike 7 deputetët e hyrë me votën e popullit, 6 burra dhe e vetmja grua që fitoi garën, ishte Jorida Tabaku në Tiranë.

PD do t’i sjellë parlamentit të ri 14 deputetë të rinj, ndërsa 36 vendet e tjera i janë rezervuar besnikëve të Sali Berishës dhe aleatëve të tij që për hir të koalicionit, kryedemokrati u la 8 vende të sigurta në lista.

Nga ana tjetër socialistët numërojnë 53 deputetë të cilët shkojnë për herë të parë në parlament, ndonëse nuk janë krejtësisht emra të panjohur.

Nga 140 ligjvënësit e ardhshëm, 50 janë deputetë gra, 35 prej të cilave kanë dalë nga listat e Partisë Socialiste, 13 nga koalicioni i Sali Berishës dhe 2 deputete nga Partia Socialdemokrate e Tom Doshit.

Partitë e reja përfaqësohen me vetëm 4 mandate, ndërsa mbetet për tu parë nëse mes tyre do të ketë bashkëpunim në parlament. 

REZULTATET E 11 MAJIT
PS 83 Mandate
PD 50 Mandate
PSD 3 Mandate
Partia Mundësia 2 Mandate
Lëvizja Bashkë 1 Mandat
Nisma Shqipëria Bëhet 1 Mandat

 

45 deputetë nga listat e hapura   
PS 37 
PD 7
SHB 1
95 deputetë nga listat e mbyllura
PS 46 
PD 43 
PSD 3 
Partia Mundësia 2
Lëvizja Bashkë 1
Sa deputetë të rinj do të ketë parlamenti i ardhshëm? 
PS 53 
PD 14 
PSD 2 
Partia Mundësia 1
Nisma Shqipëria Bëhet 1 
Lëvizja Bashkë 1
Ligjvënëse gra-50 
35 deputete, PS 
13 deputete, PD 
2 deputete, PSD

 

DEPUTETËT E RIKTHYER TË PD-së 
Jozefina Topalli 
Gent Strazimiri
Igli Cara
Belind Këlliçi 
Ledina Alolli 
BESNIKËT E SALI BERISHËS NË LISTA TË SIGURTA 
Flamur Noka 
Albana Vokshi
Luçiano Boçi
Edi Paloka 
Xhelal Mziu 
Oerd Bylykbashi 
Tmorr Alizoti 
Luan Baçi 
Tritan Shehu 
Flamur Hoxha 
Isuf Çelaj 
Agron Gjekmarkaj 
Bledjon Nallbati  
ALEATËT E BERISHËS NË LISTA TË SIGURTA 
Tedi Blushi   (PL)
Edmond Haxhinasto (PL)
Brunilda Haxhiu (PL)
Erisa Xhixho (PL)
Mesila Doda (PDIU) 
Vangjel Dule (PBDNJ) 
Fatmir Mediu (PR)
Artan Luku  (PAA)

 

PD 14 deputetë për herë të parë
Zija Ismaili
Denisa Vata
Artan Luku
Manjola Luku
Arjan Ndoja
Klodiana Çapja
Bledi Himçi
Brunilda Haxhiu
Ivi Kaso
Fidel Kreka
Gjin Gjoni
Kliti Hoti
Tedi Blushi
Besart Xhaferi

 

53 DEPUTETËT E RINJ TË PS 
1.    Arbjan Mazniku
2.    Bora Muzhaqi
3.    Petrit Malaj
4.    Pirro Vengu
5.    Adea Pirdeni
6.    Albana Koçiu
7.    Igli Hasani
8.    Delina Ibrahimaj
9.    Ervin Hoxha
10.    Ervin Demo
11.    Agron Malaj
12.    Ermal Pacaj
13.    Romina Kuko
14.    Tërmet Peci
15.    Aulona Bylykbashi
16.    Ani Dyrmishi
17.    Hysen Buzali
18.    Etleva Budini
19.    Agron Gaxho
20.    Ermal Elezi
21.    Adi Qose
22.    Sara Mila
23.    Olsi Komici
24.    Alma Selami
25.    Enriketa Jaho
26.    Loer Kume
27.    Skënder Pashaj
28.    Kiduina Zaka
29.    Erjo Mile
30.    Ana Nako
31.    Ceno Klosi
32.    Klevis Jahaj
33.    Asfloral Haxhiu
34.    Elton Korreshi
35.    Zegjine Caushi
36.    Dhimitër Kurti
37.    Piro Dhima
38.    Genti Lakollari
39.    Bledi Çomo
40.    Besa Spaho
41.    Marjeta Neli
42.    Marjana Koceku
43.    Onid Bejleri
44.    Xhenis Çela
45.    Bujar Rexha
46.    Zamira Sinaj
47.    Erjona Ismaili
48.    Ilva Gjuzi
49.    Iris Luarasi
50.    Erion Malaj
51.    Ardit Bido
52.    Brunilda Mersini
53.    Vasil Llajo

G.M./r.k./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Berisha kalon për gjykim për dosjen Partizani, a do të ketë drejtësi?