Mozaiku i Tiranës

Bota

Mozaiku i Tiranës, Rama: Stacion modern për turistët, edukim dhe inovacion për fëmijët

29 Dhjetor 2024, 21:54| Përditesimi: 29 Dhjetor 2024, 21:58

  • Share

Kantieri transformues i Mozaikut të Tiranës po formëson një tjetër stacion modern të rrugëtimit të vizitorëve e turistëve. Kështu e ka cilësuar Kryeministri Edi Rama, i cili ndau disa foto të kantierit të punimeve në Mozaik.

“Përveçse një muze digjital mozaikësh e një magnet turistik, ky projekt është konceptuar dhe si një qendër edukimi e inovacioni për fëmijët”, u shpreh Rama.

Gjatë punimeve për ndërtimin e një godine banimi në bllokun “Partizani”, në vitin 1972, u hasën rrënojat e kësaj ndërtese antike.

Me të filluar gërmimet, arkeologët nga Instituti i Monumenteve të Kulturës dhe Instituti i Historisë, zbuluan se ambientet ishin të shtruara me mozaik, ku u konstatua edhe prania e ambienteve të një kishe të kultit kristian.

K.M/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Nisin kualifikueset e Botërorit, si del Angli-Shqipëri?