Yjet që mbeten në Mozaikun 'Shqipëria'

Mozaiku 'Shqipëria'/ Ironia me 'retushimin' e PD në '93, hoqi librin e kuq e dy yje, ‘zien’ rrjeti: Ka ende në shalle, kapele deri edhe te xhubleta 4000-vjeçare!

23 Maj 2023, 11:34| Përditesimi: 23 Maj 2023, 12:39

  • Share

Diskutimi mbi retushimin që i është bërë 30 vjet më parë Mozaikut "Shqipëria sot" vendosur në vitin 1981 në fasadën e Muzeut Historik Kombëtar vijojnë ende pas restaurimit të tij.  Palët janë ndarë. Disa mbështesin idenë e ruajtjes së një vepre në origjinal, zëra të tjerë e shikojnë me skepticizëm ekspozimin në ballë të institucionit kyç muzeal të vendit e në qendër të Tiranës, një mozaik që thërret sipas tyre përmes soc'realizmit e simboleve të diktaturës atë periudhë. Por krahas këtyre qasjeve, debati, është 'fryrë' së fundmi duke ironizuar edhe vetë retushimin që iu bë Mozaikut me Vendimin nr.554 datë 15.11.1993  të Këshillit të Ministrave, në kohën e qeverisë së Aleksandër Meksit dhe president Sali Berishën. Ndonëse ky vendim urdhëronte heqjen e menjëhershme të simboleve komuniste nga mozaiku, duket se disa prej tyre i kanë shpëtuar udhëheqjes së atëhershme. Vetë, Agim Nebiu, një nga bashkautorët e Mozaikut, për të shmangur heqjen e të gjithë veprës, 'retushoi' në atë kohë librin e Enver Hoxhës në dorën e punëtorit dhe dy yjet e veprës. Por, ajo që po evidentohet në rrjetet sociale këto ditë është fakti se në vepër ka ende yje të tjerë si simbolikë komuniste të mbetura në të. Ato gjenden në shami, në kapele e madje edhe në vetë xhubletën e veshur nga gruaja që simbolizon Shqipërinë.

Arkitekti Artan Shkreli e konsideron si “Obsesion për yjet” sagën e retushimit të veprës.

“…pa llogaritur katër shallet e kuq, por as të kuqin libër (se për yjet maniakale të kostelacionit të xhubletës as që do mundeshim!)”, shkruan Shkreli në rrjetet sociale.

E bija e artistit Hasan Nallbani, Etleva ironizon për yjet në xhubletë.

“Qëndisur me yje këtu e 4000 vjet më parë”, shkruan ajo.

 

 

 

 

 

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Iris: 24/05/2023 03:18

    Yjet ne xhublete ndoshta nuk e kane vendin,por ama duken shume me bukur se sa kopsat qe perdorin malesoret per zbukurimin e saj.Pastaj kush e garanton se eshte me te vertete xhublete?Ai mund te jete dhe nje fustan i holle,valavites me motive e pamje nga te gjitha trevat dhe jo patjeter nje xhublete e rende dhe e ngrire.Dhe sa per yjet ne kapele,ata ashtu jane perdorur,ata njerez qe perfaqesohen aty,nen ushtrine yllit zgjodhen te luftonin,nuk zgjodhen te luftojne nen zhgaben e Ballit.Dhe sic thote /KOPLIKU/,me poshte,ndoshta duhet te thyejme dhe kokat qe zbukurojne disa nga ministrite.Gjuhet e liga thone qe eshte Ducja!

    Përgjigju
  • Shkodrani: 23/05/2023 18:29

    Në dijeninë time, kapelat partizane kanë patur edhe yllin para. Të paktën kështu na e kanë paraqitur. Nëse është kështu, pse duhet të jenë kapelet pa yll? Këtu nuk ka ideologji. Kapelet kanë qenë me yll apo pa yll? Rrushi ishte me qime apo pa qime? Xhubleta 4000 vjeçare ishte me lesh apo pa lesh? Shqipëria u çlirua më 28 apo 29 nëntor? Gjermani i fundit urinoi para se t'a parakalonte Gjermani i parafundit? Ishte me prostatë, prandaj vonoi? Mehmeti u vra apo e vranë? Kush do i hipë PD-së? Këto janë pyetjet ekzistenciale të shqiptarëve në 100 vitet e ardhshme.

    Përgjigju
    • Kopliku: 23/05/2023 18:41

      Sipas llogjikes idiote edhe Enver Hoxha duhet te zhdukte te gjitha ministrite e ndertuara nga fashistet italiane,puset e naftes ne Kucove,te gjitha xhamite dhe kishat etj meqenese ishte kunder tyre! Historine nuk e ndryshoni dot korre ,o kafshe,por ndryshoni jeten e popullit qe po iken nga vendi per dite!

  • Zana: 23/05/2023 17:51

    Mirë me yllin se e lidhin politikisht po me librin ç'patën vallë.

    Përgjigju
  • Halit: 23/05/2023 13:05

    Aty ku i kane lenti mbajne yjet e komunistave qe ju qifsha kalamajt e e vdekmit. Poshte ed kurva poshte komunistat

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?