Mozzik duket se do ndjekë hapat e vëllait të tij duke lënë pas angazhimet e tij për t’u bërë pjesë e Big Brother VIP Kosova.
Këtë e ka zbuluar moderatorja Liberta Spahiu, e cila tregoi bisedën që bëri me Getinjon, i cili e njofton se Mozzik e ka ndarë mendjen që të futet në BBVK por ndryshe nga ai, do t’i shkojë deri në fund.
Ende nuk është konfirmuar nga Mozzik e aq më tepër nuk dihet kur do të nisë edicioni i dytë i BBVK.
Në edicionin e parë u fut Getinjo i cili la angazhimet e tij për disa muaj por vendosi që ta linte eksperiencën në gjysmë me argumentin se nuk do e linte veten të humbte mes katër muresh.
Megjithatë, doli nga shtëpia me kujtime të bukura dhe dashuri të re për modelen Vivien Thano.