Mozzik me vajzën

Mozzik s’kursehet për vajzën, një orë ‘Rolex’ dhuratë për 4-vjetorin e lindjes së Hanës

18 Dhjetor 2022, 20:35| Përditesimi: 18 Dhjetor 2022, 20:41

  • Share

Hana, vajza e Mozzik dhe Loredanës mbush sot 4 vjeç. Reperi ka postuar në Instagram disa foto nga festa që ka organizuar për Hanën si dhe dhuratën e shtrenjtë që e vogla ka marrë nga ai , një orë “Rolex”.

Si Mozzik, dhe ish-partnerja e tij i ka dedikuar fjalë të ëmbla vajzës së saj. Teksa ka postuar një video me Hanën, ajo shkruan:

 “Gëzuar ditëlindjen fëmija im. Nuk di të qesh apo të qaj, kam një ndjenjë përbrenda që nuk e përshkruaj dot kur përmendet emri yt. Hana jeta ime është shumë e shëmtuar ndonjëherë dhe vetëm ti mund ta bësh të bukur. Ti je arsyeja pse jam e motivuar, ti je e vetmja arsye pse jam e fortë.

Zoti ka qenë i mirë me mua, kur ti erdhe në këtë botë, çfarë bëra për ta merituar. Mund të mos jem një mama “normale” por Hana ti duhet ta dish që po bëj më të mirën time që të të bëj të lumtur. Bëj më të mirën që të jem mamaja më e mirë në botë. Të dua më shumë se Zoti i dashur. Ti je jeta ime, fryma ime, gjithçka e imja. Nuk mund të jetoj pa ty dhe nuk dua të jetoj pa ty. Të lutem rri me mua përgjithmonë, je gjithçka për mua."

S.C/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?