Sport

Mposhti Barcelonën me një gol roveshatë, si u prit Aduriz në dhomat e zhveshjes (VIDEO)

17 Gusht 2019, 17:30| Përditesimi: 18 Gusht 2019, 11:06

  • Share

SPANJË- Aritz Aduriz dje ishte heroi i ndeshjes përballë Barcelonës në fitoren minimale 1-0 të ekipit të tij në La Liga. Vetëm 2 minuta nga futja e tij në fushë ai shënoi në minutën e 89' një supergol me roveshatë i cili i dha fitoren e parë sezonale Atletico Bilbaos. Një gol i cili nuk gëzoi vetëm vendasit por gjithë armiqtë e Barcelonës.

Por mënyra se si u prit 38- vjeçari në dhomat e zhveshjes është e paimagjinueshme. Në fillim lojtarët e Bilbaos sillen natyrshëm sikur të kishin përfunduar një ndeshje të zaknshme dhe më pas... duartrokitje pa fund dhe ovacionet 'Aritz Aduriz ole ole ole'.

/b.ha./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Fushata për 11 majin, a i besoni premtimet e partive politike?