Bota

Mrekulli dhe dhimbje! 11 foshnja lindin të pa infektuara nga nënat me COVID-19, s'kanë marrë ende përqafimin e parë

28 Mars 2020, 21:57| Përditesimi: 28 Mars 2020, 22:08

  • Share

Në një situatë tragjike ku humbja e jetëve  kap shifra alarmante në Itali, ndodhin dhe mrekulli. Në një spital në Milano, që i është përkushtuar vetëm shtatzënave që janë të prekura nga koronavirusi,  gjatë muajit të fundit kanë lindur 11 foshnja, në gjendje të mirë shëndetësore dhe të pa infektuar me COVID-19.

Përtej situatës emergjente në të gjithë Italinë, në këtë spital nuk shuhet shpresa, ku 11 foshnjat shihen si mrekullia e ndodhur në këto ditë të errëta që po kalon vendi.

Ato kanë lindur nga nëna të infektuara, por nuk e kanë marrë koronavirusin vetë, duke gëzuar një shëndet të plotë.  Ky është një moment i vështirë për nënat, pasi ndodhen vetëm, pa përkrahjen dhe mbështetjen e askujt dhe në sallën e lindjes gjithçka shohin janë mjekët e maskuar nga koka te këmbët me veshje speciale.

Por medalia ka dy anë, pas mrekullisë së jetës, vjen dhe ana e errët e kësaj situate. Nënat nuk kanë mundur as t'u japin fëmijëve përfaqësimin e tyre të parë. Ato nuk mund të shohin fëmijët e tyre, s'mund t'i afrohen, t'i përkëdhelin apo t'i ushqejnë ato, për shkak se mund t'i infektojnë me COVID-19. As baballarët nuk janë lejuar t'u afrohen foshnjave.  

Për sa kohë nënat do të jenë të infektuara, do të jenë të ndara nga foshnjat e tyre të porsalindura dhe këtë fakt me shumë mundësi e vuajnë më shumë se vetë infeksioni nga koronavirusi që kanë në trupin e tyre.

I.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Feimi: 29/03/2020 10:35

    E drejt por bashkia per pensinistet duhet te ket ekip per tu sherbyer pensjonisteve qe jan te vetmuar.

    Përgjigju
  • toni: 29/03/2020 00:01

    dhe keto kompanite qe duhet te punojne deri ne oren 4 kjo nuk eshte gje e mire se do shpertheje virusin. duhet te jene ne funksion kompanite qe kane lidhje direkt ose indirekt me prodhimin e ushqimeve dhe ilaceve dhe pajisjeve mjekesore

    Përgjigju
  • LORA: 28/03/2020 22:13

    Sprova tejet te veshtira per keto Nena bebesh,,, qe duhet te mbledhin te gjitha forcat per t'ia dale me covid,,dhe per te marre ne krahe bebat e tyre.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Nis fushata zgjedhore për 11 majin, si e parashikoni?