Mrekulli e natyrës, Rragami në Shkodër ‘thith’ turistët! Të huajt: Fantastike! Udhëtim me varka drejt Komanit e lumit të Shalës

20 Korrik, 19:36| Përditesimi: 20 Korrik, 19:54

  • Share

Rragami, ky vend, mrekulli e natyrës dhe Zotit që gjendet vetëm 13 km larg qytetit të Shkodrës ka marrë një hov zhvillimi 3 vitet e fundit.

Falë dëshirës për të zhvilluar zonën, banorët dhe jo vetëm, kanë promovuar këtë pikë turistike, dukë bërë që sot të tërheq me mijëra turistë përgjatë gjithë vitit.

“Nuk është hera e parë në Shqipëri por në këtë zonë, është hera e parë që vij. Është shumë bukur këtu, gjithçka është e freskët. Njerëzit janë shumë të mirë, shumë miqësore. 

Po është hera e parë që vij këtu, njerëzit janë shumë të këndshëm këtu. Do të doja të vija këtu çdo ditë.

Është hera e parë që vij këtu, kam ardhur me të dashurën dhe me familjen time. Shqipëria ka ndryshuar shumë. Problemi më i madh këtu është se nuk paguajmë dot me kartë krediti. Njerëzit janë shumë miqësorë.

Unë jam nga Holanda, është hera e parë që vij. Natyra është fantastike, për të ecur, për të shijuar natyrën. Ky është vendi i dytë që vizitojmë, ishim në Shkodër, pastaj këtu. Njerëzit janë shumë miqësorë.

Vendi është i mrekullueshëm, kemi dy ditë që jemi në Shqipëri, kemi parë Shëngjinin, dhe tashmë po shijojmë vendin këtu. Po patjetër që do ja rekomandoj të gjithëve, njerëzit janë shumë miqësore”, shprehen turistët.

Listës së shërbimeve në zonë, tashmë i shtohet edhe udhëtimi me varkë, për në Koman zgjat rreth 60 minuta. Pamja që të ofrohet gjatë lundrimit është e jashtëzakonshme.

Amortizimi i rrugës së Komanit, nxiti sipërmarrësit vendas të krijojnë këtë linjë ujore për transportin e turistëve që duan të vizitojnë jo vetëm Komanin, por edhe lumin e Shalës.

Shumë pozitive transportin me varka e shohin edhe menaxherët e bizneseve të zonës, të cilët e kanë më të lehtë mbërritjen në destinacion.

Vizita mund të përqendrohet edhe në ishujt përreth, të cilët kanë histori qindra vjeçare.

SI.E./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?