Mrekulli në kohë COVID-i, nëna nga Tirana, pa disa organe lind fëmijën e shëndetshëm

24 Korrik 2020, 16:21| Përditesimi: 24 Korrik 2020, 16:24

  • Share

Përtej luftës dhe vështirësive prej më shumë se 5 muajsh me covid-in, jeta është e mbushur dhe me mrekulli dhe gjëra të bukura dhe rasti më i fundit ka ndodhur te materniteti “Mbretëresha Geraldinë”.

Një nënë e re, e cila ka mungesë të disa organeve, konkretisht një pulmoni (mushkri) dhe veshke ka sjellë në jetë një fëmijë të shëndetshëm. Rasti i tillë u cilësua mrekulli, pasi në 90 % e këtyre rasteve nuk finalizohen me sukses.

Për fat të mirë çdo gjë ka shkuar mirë për 27-vjeçare nga periferia e Tiranës dhe foshnjën e saj që gëzon shëndet të plotë.

Ky është një lajm mjaft i gëzueshëm dhe plot shpresë, ku vendi po shënon humbje jete çdo ditë për shkak të covid-19.

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?