Bota

Mrekulli, punonjësi i stacionit hekurudhor rrezikon jetën e tij dhe shpëton fëmijën pa u shtypur nga treni (VIDEO)

20 Prill 2021, 15:23| Përditesimi: 20 Prill 2021, 15:32

  • Share

Pak fat dhe shumë dashuri e mirësi nga një punonjës i një stacioni treni në Mumbai, i ka shpëtuar jetën një vogëlushi që rrezikonte të shtypej nga treni.

Pamjet të bëra publike të hënën tregojnë momentin kur një punonjës i hekurudhës nxitoi të shpëtonte jetën e një fëmije që kishte rënë në shina.

Për punonjësin Ministria e transportit dhe të gjitha mediat kanë kushtuar lëvdata të mëdha, pasi qoftë edhe në një moment të vetëm ai nuk dyshoi para se të hidhej për të shpëtuar të voglin. 

Më 25 Mars 2020, rrjeti hekurudhor u pezullua për herë të parë në 167 vjet kur Kryeministri Narendra Modi vendosi një shtetrrethim mbarëkombëtar për shkak të pandemisë.

Muajin pasardhës, operatori hekurudhor njoftoi planet për të kthyer deri në 20,000 karroca të vjetra trenash në pavijone izolimi për pacientët.

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?