Një operacion unik në llojin e tij, pothuajse një mrekulli e shkencës do të ndryshojë jetën e një vogëlushi 4 vjeçar përgjithmonë . Një pjesë e gishtit të këmbës iu transferua fëmijës në vend të gishtit të një dore të dëmtuar në një aksident të rëndë. Kjo ndodhi në Regina Margherita , ku ekipi, i dha jetë të re gjymtyrës së lënduar e cila, përndryshe nuk do të funksiononte më. Djali i vogël, ishte lënduar gjatë një aksident dhe kishte pësuar një dëmtim të rëndë në gishtin e mesit të dorës së tij të djathtë, të cilin nuk mund ta lëvizte më kurrë, duke shkaktuar dëmtime të rënda funksionale të të gjithë dorës. Por, falë një teknologjie inovative robotike , gishti dhe dora e fëmijës tani do të jenë në gjendje jo vetëm të lëvizin përsëri, por edhe të rriten normalisht.
"Një ndërhyrje e pashembullt, e cila tregoi edhe njëherë aftësitë e profesionistëve tanë - shpjegoi menaxheri i përgjithshëm Giovanni La Valle -, duke përdorur një instrument që nuk është përdorur kurrë më parë. Është një arritje e madhe se kjo pajisje i është besuar në mënyrë eksperimentale kompanisë sonë ".
Në sallën e operacionit, ekipi kirurgjikal transferoi kockat, tendinën dhe indet e buta nga gishti i këmbës në të dorës duke përdorur një mikroskop robotik të zmadhuar.
Robotic Scope, është ky emri i instrumentit, që ka lejuar kirurgët për të kryer qepjet vaskulare më të lehtë për të lidhur enët e vogla të gjakut me ato të dorës. Në këtë mënyrë, pasi kocka të integrohet në vendin e ri, gishti dhe dora jo vetëm që do të jenë në gjendje të lëvizin përsëri, por edhe të rriten. Si një gisht i vërtetë i një dore të shëndetshme.