Mrekullitë ekzistojnë. Një e tillë ka ndodhur në Poloni, ku shoferi i një furgoni i shpëtoi aksidentit hekurudhor mbi shina, teksa u godit nga një tren me shpejtësi të lartë.
Mjeti u bë copash, por drejtuesi nuk pësoi gjë. Ai ngeci mbi shinat në zonën e Wola Filipowska, nga bllokimi i rrugës prej trafikndarëseve të hekurudhës pasi po vinte treni. Manovrat dolën të pasuksesshme për të kaluar apo kthyer mjetin në pozicion që t’i shmangej goditjes.
Furgoni mbeti mes barrierave siç shihet edhe nga pamjet.
Furgoni u përpoq të kalonte shinat, por u bllokua midis barrierave të një kalimi hekurudhor pikërisht kur një tren po bëhej gati të mbërrinte. Përplasja ishte e pashmangshme, por shoferi shpëtoi për mrekulli.
Komente
