Kryeministri Edi Rama tha ditën e sotme në një intervistë për Report Tv se pas fitores së 25 prillit është gati të bashkëpunoj me Lulzim Bashën, me kushtin që të distancohet plotësisht nga Berisha e Meta. Kjo ka qenë edhe tema e diskutimit në emisionin 'Repolitix', ndërkohë që ka pasur edhe debate ndërmjet kryetarit të Lidhjes Demokratike të Shqipërisë, Myslim Murrizit dhe kandidatit të Partisë Demokratike në qarkun e Durrësit, Agim Baçit.
Murrizi, teksa po fliste në lidhje me deklaratën e Ramës, tha se këto prej shumë vitesh kanë bashkëpunuar me njëri tjetrin. Murrizi tha madje se në ideoligji nuk ndahen që nga viti '45, pasi nuk ka një botëkuptim ndryshe për të djathtën dhe të majtën.
Në këtë moment ndërhyri kandidati për deputet i PD-së Agim Baçi, i cili i kujtoi Murrizit se ka qenë pjesë e PD-së dhe këtë gjë mund ta kishte deklaruar brenda forumeve të partisë. Murrizi theksoi se ai e ka bërë denoncimin, ndërkohë që debati degjeneroi me përplasje në gjuhë të ashpër ndërmjet tyre. Agim Baçi në këtë moment braktisi studion, por pas publicitetit është rikthyer sërish.
Murrizi: E vërteta është se nuk është se po ndodh ndonjë qamet i madh prej 30 vitesh post komunizëm ka disa qeversje të përbashkëta dhe vendime në dëm të qytetarëve të përbashkëta. E pse u duket habi se kanë ndërmend që të qeverisiin. Vetëm hallin e shqiptarëve kanë këta, për kombin për vaksinat.Nuk janë ndarë këta, bashkë kanë qenë që nga '45 vjet, 75 vjet. Nuk ka ndarje në ideologji, në koncept, për të djathtë edhe të majtë.
Baçi: Ke qenë pjesë e PD-së nuk e ke denoncuar këtë pjesë?
Murrizi: E kam denoncuar!
Baçi: Vetëm pasi ike nga PD-ja!
Murrizi: Kur duhet ta denoncoja?
Baçi: Gjërat thuhen brenda forumeve, i gjykojmë politikanët me akte publike, dhe jo ato që thuhet nën banak.
Murrizi: E kam denoncuar, ti e di që kam qenë kandiduar i pavaruar?
Baçi: E di ke kandiduar me partinë e Legalitetit, ke lëvizur sa andej-këtej.
Murrizi: I pavarur, a je i ftilluar nga memoria?!
Baçi: Pse nuk e përmend që ke qenë me Legalitetin?
Murrizi: Ti je i mpirë nga trutë e kokës nga Basha. Ky vjen si karabush këtu. Hape PLL-në në 2009 ka qenë me PD aleate.
Baçi: Zotëri! Mua mos mu drejto me ato fjalë!
Murrizi: Unë drejtohem me çfarë të kem qef, gishtin mos ma drejto mua, unë nuk kam ardhur këtu që të duroj dënglat e tua
Baçi: Mua mos mu drejto me këto fjalë, ndërpite!
Murrizi: Nuk duroj mashtrimet e tij! Mua më kanë zgjedhur qytetarët dy herë!
O murriz ,,mos u keqkupto me njerez qe mezi merren vesh kur flasin si ai baci,,,duhet te jesh i pire ta marresh vesh se cfare thote ai baci,,sepse edhe kur flet ,,nuk e ka idene se cfare po flet,,,dhe i han fjalet ..dhe keshtu normal qe nisin keqkuptimet...
PërgjigjuEshte Turp,te votosh Myslim Murrizin te te perfaqesoje ne parlament.Person i pa edukat ,arrogant por,edhe i korruptuar.Me kujtohet kur arrestuan dok Priftin per korrupsion,dhe zoti Murrizi i doli ne mbrojtje.Persona te till nuk e meritojne karrigen e parlamentit.
Përgjigju