Melania Trump

Bota

'Mua nuk më bën përshtypje, po ty?' /Xhaketa e Melania Trump shkakton reagime të ashpra/VD

23 Qershor 2018, 22:46| Përditesimi: 23 Qershor 2018, 22:56

  • Share

Presidenti amerikan Donald Trump, ka deklaruar se të enjten bashkëshortja e tij Melania Trump ka udhëtuar drejt vijës kufitare me Meksikën, për të vizituar fëmijët e emigrantëve pas reagimeve të ashpra pas praktikave të ndarjes së fëmijëve nga prindërit që ishin futur ilegalisht në SHBA.

Zonja e Parë e SHBA-ve, është bërë shkak i kritikave të shumta për shkak të xhaketës që e kishte veshur, me rastin e kësaj vizite të shumëpërfolur në Teksas e cila kishte një mbishkrim “mua nuk më bën përshtypje, po ty?”


(Postimi i Donald Trump)

Fjala është për një xhaketë  që kushton vetëm 39 dollarë, kurse mbishkrimi në shpinë ka shkaktuar reagime të ashpra në rrjetet sociale.

Zëdhënësja e Melania ka deklaruar se nuk përzgjedhja e veshjes së saj nuk ka mesazhe të qëllimshme. Lidhur me këtë xhaketë është deklaruar edhe presidenti Trump, i cili pretendon se mesazhi në xhaketën e gruas së tij ka të bëjë me mediat që po raportojnë lajme të rreme.

“Mbishkrimi ‘mua nuk më bën përshtypje, po ty?’ në xhaketën që e kishte veshur Melania ka të bëjë me disa media që raportojnë lajme të rreme. Ajo e ka kuptuar se si janë të padrejtë dhe për këtë nuk po i bëjnë përshtypje më”, ka shkruar Trump në Twitter.

Melania është fotografuar me këtë xhaketë me rastin e hyrjes në aeroplan dhe veturë. Ajo është parë me këtë xhaketë të veshur derisa në Teksas, dhe atë e kishte edhe kur është kthyer në Ëashington.

Ajo kishte vizituar qendrën e fëmijëve në Makalen, një ditë pasi bashkëshorti i saj nënshkroi dokumentin me të cilin urdhëron autoritetet  kompetente të ndalin praktikat e ndarjes së fëmijëve nga prindërit, deri në marrjen e vendimit nga autoritetet e emigracionit amerikan.

Në këtë qendër aktualisht janë 55 fëmijë nga mosha 5 deri në 17 vjeç dhe vijnë nga Hondurasi dhe El Salvadori

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Nis fushata zgjedhore për 11 majin, si e parashikoni?