‘Muaj rozë jo vetëm tetori’, drejtori i Onkologjikut: Në 2021 humbën jetën 225 gra! Bëni kontrolle të vazhdueshme

7 Tetor 2022, 20:37| Përditesimi: 7 Tetor 2022, 22:45

  • Share

225 gra ndërruan jetë si pasojë e kancerit të gjirit në vitin 2021, dhe 715 u diagnostikuan me këtë sëmundje.

“Grupmosha vazhdon të predimonoje nga 50 deri në 70. Kemi dhe grupmosha të reja, por nuk kemi shtim alarmant tek këto mosha. Jetëgjatësia, mosha mesatare po rritet. Ka ndryshuar edhe stili i jetesës. Fertiliteti jo i lartë”, tha kirugu onkolog, Helidon Nina.

Drejtori mjekësor i Onkologjisë, Helidon Nina thotë për report Tv, se kontrolle nuk duhet të ketë vetëm gjatë muajit ndërgjegjësues, por gjatë gjithë vitit. Identifikimi i hershëm, sipas tij shmang komplikacionet dhe fatalitetet.

“Pacientët duhet të kenë parasysh të bëjën kontrollet.  Për të gjithë pacientët e operuar dy vitete e para duhet të bëjnë vizita periodike”, tha Nina.

Anomalitë në gji, deformimi apo skuqja janë disa nga shenjat që duhet të alarmojnë një grua, ndërsa shkak është stili i keq i jetesës.

“Në 2021 qytetet që kanë pasur më shumë raste ka qenë Elbasani, Korça, Berati, Tirana”, tha Nina. 

Edhe pse i rrallë, kanceri i gjirit prek edhe meshkujt. Tabutë thotë Nina, i bëjnë ata që mos të shkojnë tek mjeku e për pasojë sëmundja të avancojë. 

“Kanceri i gjirit nuk prek vetëm gratë. Ka dhe burra që preken me këtë sëmundje pavarësisht se shifrat janë të ulëta. 2% si probabilitet”, tha mjeku.

Përveç mamografive në spitalin Onkologjik dhe ato rajonale, gjatë këtij muaji në të gjithë vendin do jenë në dispozicion për ekzaminime, edhe 2 mamografi lëvizëse të lëvizshme.

SI.E.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Liku: 07/10/2022 21:38

    Ik more drejtor se ju me shume beni eksperimente te pacientet se sa i sheroni,

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?